LAJMI I FUNDIT:

Burgim të përjetshëm për të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Burgim të përjetshëm për të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.P.

Kështu, siç thuhet në njoftim, Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn.


Ndryshe, Naser Pajazitaj është akuzuar se ka vrarë kushërirën e tij, 22 vjeçaren Donjeta Pajazitaj, në bjeshkët e Strellcit.

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Gjykata Themelore në Pejë shpall dënim me burgim të përjetshëm

25.03.2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.P.

Të pandehurin N.P, gjykata e ka shpallë fajtor dhe i ka shqiptuar dënim me burgim në të përjetshëm. Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i armëve dhe fishekëve dhe është urdhëruar shkatërrimi i tyre.

I pandehuri është obliguar në pagimin e shpenzimeve të procedurës penale në shumë prej tetëqind (800) €, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej dyqind (200) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike janë udhëzuar në kontest civil.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

I pandehuri N.Pshpall fajtor për shkak se:

Me datë 09.11.2015, në Bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri, duke qenë edhe më parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta viktimën D. P, me çka ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata deri te kjo gjendje faktike erdh pas nxjerrjes së provave të reja që kanë munguar më parë dhe se këto prova të reja në lidhshmëri me prova të tjera e dëshmojnë se i akuzuari e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori