LAJMI I FUNDIT:

Burgim i përjetshëm për sulmuesin e sinagogës gjatë vitit të kaluar në Gjermani

Burgim i përjetshëm për sulmuesin e sinagogës gjatë vitit të kaluar në Gjermani

Një gjykatë në Gjermani dënoi me burgim të përjetshëm një person, që sulmoi një sinagogë të qytetit Halle, vitin e kaluar.

Stephan Balliet, 28 vjeç, qëlloi dhe vrau një kalimtare dhe një burrë në një dyqan qebapash, pasi dështoi të hynte në sinagogë, më 9 tetor të vitit 2019.

Në kohën e sulmit, 52 hebrenj ndodheshin në sinagogë, duke shënuar festën Yom Kippur.

Balliet nuk shprehu pendim për sulmin.

Gjatë gjykimit pesëmujor, ai e mohoi Holokaustin, gjë që është vepër penale në Gjermani.

“Sulmi ndaj sinagogës nuk ishte gabim; ata janë armiqtë e mi”, tha Balliet.

Ai ka pasur veshje ushtarake në ditën e sulmit dhe i ka filmuar të shtënat, duke i transmetuar edhe në internet.

Krimet kundër hebrenjve kanë shënuar rritje të vazhdueshme në Gjermani në vitet e fundit, ndërsa autoritetet gjermane janë zotuar se do t’i rrisin masat kundër ekstremizmit të djathtë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori