Bundesliga austriake do të rifillojë në qershor dhe sezoni do të vazhdojë edhe nëse ndonjë lojtar testohet pozitiv me Covid-19
Të martën, qeveria austriake miratoi planet për të rifilluar sezonin e Bundesligës Austriake në qershor.
Federata Austriake e Futbollit e bëri publik lajmin në faqen e tyre në mediat sociale: “Dritë e gjelbër! Qeveria federale, ÖFB dhe (Bundesliga Austriake) kanë rënë dakord për kushtet themelore për vazhdimin e ndeshjeve të Bundesligës”.
Ministri i Sportit në Austri, Werner Kogler dhe Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, konfirmuan se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura.
Ndeshja e parë është vendosur të rifillojë në 30 maj me finalen e Kupës BFB midis Red Bull Salzburg dhe Austri Lustenau.
Sa i përket ligës austriake, ajo mund të fillojë më 2 qershor, ose mbase një jave.
Një nga pyetjet më të mëdha me të cilat përballen të gjitha organizatat e futbollit që planifikojnë të rihapen gjatë kësaj pandemie globale është ajo se çfarë do të ndodhë nëse një lojtar testohet pozitivisht.
Austria nuk e ka ndërmend ta ndal futbollin dhe nëse një lojtar testohet pozitiv me Covid-19 pasi futbolli të rifillojë.
Plani është që ata ë dalin pozitiv të karantinoren, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të lejohet të vazhdojë të luajë sezonin. /Telegrafi/






























