LAJMI I FUNDIT:

Bumerangu

“Ramushi, posa të vijë në Prishtinë, do të nënshkruajë koalicionin me PDK dhe kjo tashmë është punë e kryer”. Kështu më thoshte një mik i imi virtual , i dyshuar si pjestar i konjukturave që e mbështesin qeverinë nga vija joformale. Po e quaj kështu për të mos spekuluar me atë çka ai kishte pohuar tërthorazi dhe të cilën gjë unë gjithsesi nuk mundem as të e vërtetoj as të e hedhë poshtë apriori.

Ajo që më bëri të besoj se ky ishte një kombinim i kalkuluar diku, ishte paraqitja në media në formën e formulës: PDK-AAK- minoritetet. Po ashtu spekulimet për mundësinë e koalicionit me AKR, të cilat gjoja qenkan detajizuar deri në ndarje postesh, lënë të kuptohet se qeveritarët në largim duke deklaruar preferencat e tyre po përpiqen me e mbulue mungesën e entuziazmit për partneritet me PDK. Deklarata e z. Pacolli e cila mohonte të jetë arritur një marveshje, e legjitimon këtë shqtësim.


Sidoqoftë, Ramushi nuk erdhi. Thuhet se Hashimi u bë gati të niset për udhë, por Ramushi nuk e ftoi për vizitë. Dhe kjo mbeti me kaq. Nuk ka rrugë tjetër formale për takimin e këtyre dy liderëve të dy partive, të cilat e kanë si background luftën çlirimtare. Gjykata ndërkombëtare nuk dëshiron të merret nëpërkëmbë, edhe pse tashmë shumëherë është akuzuar si mekanizëm politik, nga palët e paknaqura.

Para disa vitesh, kam pas shkruajtur, se relacionet e tendosura në mes z. Thaçi dhe z. Haradinaj, paraqesin sfidë të sigurisë kombëtare, tejet serioze. Madje edhe më serioze se relacionet me serbët. Ata jo vetëm që nuk flisnin mes vete, por edhe ka elemente të besohet se ishin destruktiv në raport me njëri tjetrin.

Kur z. Haradinaj kishte lidhur koalicion me presidentin e ndjerë Rugova, z. Thaçi, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK , kishte deklaruar se PDK do të jetë një opozitë destruktive. Në vërejtjen time se a është i vetëdijshëm për kuptimin e fjalës destruktive, ai nuk kishte lënë asnjë dilemë, duke thënë që kjo do të thoshte të “luftohet” ai dhe partia e tij. Por, tash si duket gjërat kanë marë rrjedhë tjetër dhe se dioptria politike e kryeministrit në largim ka ndryshuar, për të mirë.

Edhe pse në një manifestim, para disa vitesh, z. Thaçi kishte kaluar pranë z. Haradinaj, pa i folur fare, ai këto ditë spekulohet se ishte i gatshëm të udhëtoj edhe në Hagë për ta takuar, pasi u bë e qartë se kryetari i AAK-së nuk po vinte.

Tashmë nuk është Hashim Thaçi ai që e mban peng procesin. Ai që deri dje e shlironte dhe e shtërngonte mekanizmin e manipulimit me masat dhe institucionet, sipas dëshirës dhe interesave të oligarkisë së vogël rreth tij, tash ka mbetë peng i lojës së tijë me këdo dhe me të gjitha mjetet.

Makiavellizmi politik po e merr formën kërcnuese të bumerangut. Mungesa e parimeve u bë parim dhe kjo e bëri të pabesueshëm qoftë për partinë e tijë qoftë për partnerët potencial për koalicion. Ramushi si duket, nuk i beson më shokut të tij të dikurshëm të luftës. U pa puna, Ramush Haradinaj, nuk kishte kërkuar vizitë nga autoritetet e burgut në Den Hag.

Emri i Hashimit nuk kishte figuruar në listën formale të vizitorëve të burgut famoz të Hagës, dhe mbetet vetëm të spekulohet a ishte ky vetëm një spekulim në këtë kohë spekulimesh apo ishte edhe një balon provues i kryeqeveritarit, për ta testuar vullnetin e Ramushit për partneritet mbi baza tjera. Por, Ramushi , tashmë si duket nuk don të implikohet në lojërat, nga të cilat e kishin nxjerrë dhunshëm e madje pa respekt.

Kështu situata ka mbërri në PAT pozicion. Ky pat pozicion, e bën të pamundur të formohet qeverija e re, dhe kjo tashmë nuk mvaret nga Hashimi. As nga kadidatët për deputet të cilët dikur nga pozita krejt tjera ndërtonin dhe rrënonin konjukturat qeverisëse. Fryrja e kutive deri në shpërthim, ishte sipas të gjitha gjasave veç një përpjekje e dëshpruar për të rregulluar numrat dhe për të evituar këtë pozicion PAT të parashikuar më herët.

Po, përse varet procesi pikërisht nga Ramushi? Dikush do të mendoj se vetëm nga matematika zgjedhore, apo nga numrat si po shprehen politikanët tonë , kopijues shumë të zotë të retorikës, por jo edhe modelit europian të qeverisjes? Vërtetë, përse Ramushi, ishte i përshtatshëm për të qeverisur bashkë me LDK në kohën kur PDK kaloi në opozitë? Përse, vendin e Ramushit në koalicion me LDK e zuri Hashimi, përse patjetër njëri nga këta ishte e domosdoshme të mbahej në pushtet për të funksionuar ai?

Kjo është pyetja esenciale, në të cilën nuk kam përgjigjje , ose së paku nuk kam përgjigjjje të respektueshme për me e folë publikisht.

Po bumerangu? Kujt, do të i këthehet?
Të gjithë e dijnë , varësisht nga cila pikë është hedhur! Gjithnjë këthehet aty…..!

Në trend

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Kalo në kategori