LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -6° clearsky_night

Bulliqi: Së shpejti do të jetësohet projekti i banimit të përballueshëm për çiftet e reja

Bulliqi: Së shpejti do të jetësohet projekti i banimit të përballueshëm për çiftet e reja

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë që së shpejti do të jetësohet projekti i banimit  për çiftet e reja i investuar nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka njoftuar Bulliqi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Viti i ri, projekte të mëdha. Në këtë fillimvit të 2025 dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm e një projekt të jashtëzakonshëm që së shpejti do të jetësohet në Komunën e Podujevës, ky është projekti i banimit të përballueshëm për çiftet e reja i investuar nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar ai.


Tutje, ai ka pohuar se “Sipas planifikimeve në Podujevë projekti i banimit të përballueshëm përmban kompleksin me dy lamela shumëbanesore, sipërfaqe totale ndërtimore 19975m2, 133 njësi banimi, 20 njësi afariste, me vlerë investive rreth 19 milionë euro”.

“Projekti i banimit të përballueshëm synon të ndihmojë të rinjtë në krijimin e familjeve të tyre, duke ofruar strehim me kushte të mira dhe çmime të përballueshme. E falënderoj Qeverinë Kurti dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për këtë investim që lehtëson jetën e qytetarëve tanë”, ka shtuar ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori