LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria shton patrullimet në kufi pas dyndjes së emigrantëve nga Greqia

Bullgaria shton patrullimet në kufi pas dyndjes së emigrantëve nga Greqia

Bulgaria ka shtuar patrullimet në kufi pas lajmeve se qindra emigrantë janë përpjekur të kalojnë nga Greqia në Maqedoninë Veriore, për të vazhduar më pas rrugën e tyre ballkanike drejt shteteve të Evropës Perëndimore, ku synojnë të kërkojnë azil.

Ministri i Brendshëm bullgar, Mladen Marinov, i tha Asamblesë Kombëtare se është gati ta implementojë planin e menaxhimit të krizës nëse situata përkeqësohet.
Emigrantët, që janë kryesisht nga Lindja e Mesme, u mblodhën në kampin e Dhiavatas në afërsi të Selanikut, pas thashethemeve të përhapura përmes medieve sociale, sipas të cilave, kufiri ishte hapur dhe do të mund të kalonin lirisht.

Thashethemet ngrenë në këmbë refugjatët në Greqi
Lexo po ashtu Thashethemet ngrenë në këmbë refugjatët në Greqi

Një numër i madh policësh grekë i penguan në marshimin e tyre, por në ditën e tretë të grumbullimit, emigrantët e shprehën hapur, se duan të marshojnë 60 kilometra në drejtim të Maqedonisë së Veriut për të ndjekur itinerarin e vjetër, duke risjellë në kujtesë ngërçin e vitit 2015. Tensionet nuk vonuan të shpërthenin, shkruan TCH.


UNHCR ka paralajmëruar që të mos besohen zërat e përhapur dhe u kërkoi emigrantëve të kthehen në kampet e tyre, ndërsa autobusët për këtë janë gati. Edhe ministria greke bëri të qartë se kufi të hapur nuk ka. Ka më shumë se 70.000 emigrantë në Greqi, të bllokuar atje që prej vitit 2016 dhe presioni mbi vendin helen sa vjen e rritet.

Në kufirin turko-bullgar ndërkohë ka pasur një ulje të trysnisë së emigrantëve, si pasoj e kontrolleve të intensifikuara si dhe marrëveshjes BE-Turqi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori