Po ju prezantojmë planin detaj të shtëpisë së dedikuar familjes e cila e dëshiron enterierin të rregulluar në mënyrë moderne dhe eksterierin e shtëpisë, e cila do të dallohet me dizajnin e vet nga shtëpitë e tjera të ambientit

Modeli inovator Layer do t’i ngazëllejë të gjithë adhuruesit e dizajnit kulmor, estetikës dhe rehatisë. Kursen hapësirën, posedon mekanizëm special për dyshekë, por mund të gjendet edhe në versionet e kanapeve me dy ulëse, tri ulëse dhe garnitura qosheje, transmeton Telegrafi.

Këtë shtëpi tepër të bukur përdhese e karakterizon forma mbresëlënëse me garazhin e madh për dy vetura. Kombinimi i drurit dhe betonit, radhitja interesante e dritareve dhe tarraca e madhe i japin karakter mbresëlënës.

Krahas dizajnit moderne të eksterierit, nuk mund të mos flasim edhe për brendësinë e madhe dhe të rregulluar në mënyrën bashkëkohore, e cila është e përsosur për familje katër apo pesanëtarëshe.

Pjesën më të madhe të mureve të dhomës së ditës e përbën qelqi, gjë që i siguron kësaj hapësire familjare burim konstant të ndriçimit natyral dhe pamje panoramike në kopsht.

Në zonën e madhe ditore të shtëpisë, e cila ka plan të hapur, pos qëndrimit ditor të dedikuar për relaksim dhe dreka, është e vendosur edhe kuzhina me depo.

Përparësi të madhe të shtëpisë paraqet edhe tarraca e madhe e cila me dyert e ballkonit është e lidhur me dhomën e ditës, si edhe me dhomat e gjumit. Tarraca prej 35,5 metrash katrorë, paraqet vend të përsosur për relaksim apo për tubim me miqtë, posaçërisht gjatë verës.

Tri dhoma të gjumit janë të vendosura njëra pranë tjetrës në pjesën tjetër të shtëpisë.

Midis dhomave të gjumit dhe dhomës së punës është vendosur banja, ndërkaq midis zonës ditore dhe zonës së gjumit gjenden tualeti dhe dy hapësira për gardërobë.

Pranë garazhit gjenden dy hapësira ndihmëse. E para është e paraparë për kaldajë dhe larje të rrobave dhe ka hyrje nga shtëpia, ndërsa tjetra është e lidhur me garazhin dhe oborrin.

Të dhënat themelore:

Sipërfaqja e shtëpisë me garazh: 201,1 metra katrorë
Lartësia e shtëpisë: 7,56 metra
Gjerësia minimale e parcelës: 24,3 m
Kubatura: 1.286,24 metra katrorë
Pjerrtësia e kulmit: 35.

/Telegrafi/