LAJMI I FUNDIT:

Bukuritë e rralla të faunës së Kosovës prezantohen në një ekspozitë në Tiranë

Bukuritë e rralla të faunës së Kosovës prezantohen në një ekspozitë në Tiranë

Bukuritë e rralla të faunës së Kosovës u prezantuan mbrëmjen e djeshme në ekspozitën e Wildlife Albanian Photographers, të çelur në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.

Kjo ekspozitë në 30 fotografitë e paraqitura prezanton bukuritë e rralla të faunës së Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare të realizuara nga fotografë shqiptarë. Po ashtu këto fotografi kanë për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e faunës në trevat shqiptare përmes fotografisë.


Ekspozita e parë e llojit të tillë në Tiranë e organizuar nga Ambasada, Ministria e Kulturës dhe Wildlife Albanian photographers ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e faunës në trojet Shqiptare.

Në këtë ekspozitë u paraqitën specie që janë të rrezikuara disa prej tyre për zhdukje dhe ka nga ato foto që janë shkrepur për herë të parë në Kosovë.

Pjesë e ekspozitës ishin fotografitë e realizuara nga fotografët Arian Mavriqi, Granit Hyseni, Jetmir Troshani, Besnik Hyseni, Aurora Piroviç, Qendrim Saqipi, Lulzim Demaj, Sefer Aliqkaj, Vangjel Jorgo, Edmond Kaceli, Lutfi Muharremi, Meriton Dajakaj, Eno Gaqe, Lufti Ibrahimi, Fatos Lajçi, Ridvan Sokoli, Blerdi Malushi, Ramadan Abdiu, Preurat Kastrati, Besnik Hallaqi.

Ekspozita të ngjashme do të vazhdojnë të organizohen nga Ambasadat e Kosovës nëpër botë, ekspozita e radhës do të jetë në Londër në shtator të këtij viti./atsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori