Nën moton mikpritëse “Bukë e kripë e zemërbardhë”, për herë të dytë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, u hap “Prishtina Gastronomy Festival”. Festival ky që bashkon kuzhinjerë, artistë, këngëtarë, vallëtarë, e qytetarë nga gjithë trojet shqiptare.
Mbrëmë nisi me natën kushtuar Tiranës, nën temën “Tirona në zemra tona” ku në mesin e mijra qytetarëve të pranishëm në zërin e mrekullueshëm të Merita Halilit dhe performancës së Raif Hysenit me grupin e tyre muzikor për të bërë hapjen e festivalit ishin prezent edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të cilën thane nga një fjalë përshëndetëse për publikun.
Gjithashtu në këtë mbrëmje ansambli nga Tirana solli një përformancë të shkelqyer nën tigujt e muzikës së bukur shqiptare.
Prishtina Gastronomy Festival ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. Ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.
Ushqimi, muzika, kultura, e tradita shqiptare mbizotëroj gjatë natës së mbrëmshe, por ky është vetëm fillimi, netë tjera të tilla do të jenë edhe dhjetë netët e tjera që na presin me plotë befasi.
Festivali i gastronomisë filloj me përgaditjet e ushqimeve të Chef Ismet Shehu i cili ka mbaruar studimet e larta pranë Universitetit të “West London” për shkencat e gastronomisë, hotelerisë dhe mikpritjes. Gjatë periudhës universitare Ismet Shehu ka shërbyer pranë Buckingam Palace dhe ka marrë dhe një çertifikatë mirënjohjeje nga mbretëresha e Anglisë Elisabeth II. Shefi Ismet dje për pijatën e parë të demostuar në hapjen e festivalit solli Jufka Dibranse me fërgesë Tiranse. Ismeti është vlerësuar me tituj dhe çmime në aktivitetet e kulinarisë brenda dhe jashtë vendit.
Së bashku me Dhurata Thanasi Daneri e cila është themeluesja e markës së produkteve shqiptare “Luga e Argjendtë”, studiuese e kulinarisë, antropologe si dhe blogere e njohur në fushën e gastronomisë prezantuan së bashku ushqimin që Chef Ismeti përgaditi. Ajo është promovuese e lëvizjes së njohur Slow Food, duke ndikuar dhe edukuar komunitetet e sidomos të rinjtë. Dhurata Thanasi Daneri ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë Letërsi. Ajo ka kryer studimet e Master në Politikat Publike dhe Administrim në Central European University në Budapest dhe Master në Mid Career për Administrim Publik pranë Harvard Kennedy School në Boston Massachusetts.
Festivali ofron një gamë të gjerë mundësish për bizneset, familjet, njerëzit e të gjitha moshave por edhe iniciativat jo-fitimprurëse që kanë të bëjnë me ushqimin që të ndajnë produktet, shërbimet e tyre në programin e festivalit tonë. Në secilën ditë, festivalit nuk do t’i mungojë shija e veçantë e ushqimeve dhe performancat madhështore të muzikantëve të cilët do të vijnë: Aurela Gaçe, Selami Konja, Eli Fara Grupi Fisnikët, Minatori, Jericho, Nezafete Shala & Melodia e vjetër, Corona & Friends, Tolga Kazaz, Arshikët, Adhurim Grezda, Shpat Deda, Kuarteti Pentagram, Ramadan Krasniqi Dani, Strings Strings, Santino de Bortolo, Bashkimi Etnofolk. Do të ketë kuzhinier të ndryshëm nga Vlora, Struga, Peja, Prizreni, Arbëreshët nga Kalabria, kuzhinë italiane, turke e shumë të tjerë të cilët do të përgadisin pijata dhe përmes punëtorive do t’i prezantojnë publikut si bëhet përgaditja e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës