LAJMI I FUNDIT:

”Bukë e kripë e zemërbardhë”- Festivali i Gastronomisë në Prishtinë, një edicion i parë i suksesshëm

”Bukë e kripë e zemërbardhë”- Festivali i Gastronomisë në Prishtinë, një edicion i parë i suksesshëm

Vikendin që lamë pas, me datë 20 dhe 21 Korrik në Prishtinë u mbajt edicioni i parë i festivalit të gastronomisë – ”Bukë e kripë e zemërbardhë”.

Programi i festivalit të gastronomisë i cili është risi në vendin tonë sa i përket natyrës unike të tij, ishte i pasur me një numër të madh aktivitetesh të cilat përfunduan me sukses dhe ngjallën interes tek pjesëmarrësit duke lenë vend edhe për organizime tjera të këtij lloji.

Aktiviteti mbizotërues në festival ishte pikërisht artit i të gatuarit, ku kuzhinierë shqiptarë të njohur ndërkombëtarisht prezantuan recetat dhe konceptet e tyre. Një pjesë e madhe tyre ri sollën gatimet tradicionale me një prekje moderne, e kështu duke e përcjellë mesazhin kryesor të festivalit ”Bukë e kripë e zemërbardhë”, e që është ruajtja e një pjese të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar duke e modernizuar dhe përcjellë traditën kulinare kombëtare brez pas brezi.

Përveç gatimeve të shijshme, gjatë festivalit u mbajtën edhe forume gjatë të cilave u diskutuan tema të ndryshme nga mysafirë të zgjedhur, muzikë argëtuese si dhe lojëra të shumta.

Suksesi i edicionit të parë të festivalit dhe interesimi në rritje i pjesëmarrësve për gastronominë shqiptare ka shtruar themelet për kthimin e festivalit në traditë vjetore që do të të shërbejë si vend-takim i adhuruesve të kulinarisë, me theks të veçantë kulinarinë shqiptare.

Qëllimi i festivalit është të bëhet një takim vjetor për kuzhinierët, pronarët e restoranteve, bartenderët, historianët, antropologët, dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në lëmin e gastronomisë. Kjo ngjarje ishte një pikënisje për bashkëpunimin dhe frymëzimin reciprok, ku do të eksplorojmë të kaluarën tonë dhe do të ndajmë entuziazmin me pjesën tjetër të botës.

Artikull i sponzorizuar