LAJMI I FUNDIT:

Bujqit në Maqedoni pa sigurime, kërkojnë ndihmë nga shteti

Bujqit në Maqedoni pa sigurime, kërkojnë ndihmë nga shteti

Bujqit ende nuk i sigurojnë të mbjellat dhe mekanizimet bujqësore. Të dhënat nga kompanitë e sigurimit thonë se ka ulje prej 60% për dallim nga viti 2015. Edhe krahas disa katastrofave natyrore të cilat ndodhën në Maqedoni, vetëdijesimi ende është në nivel të ulët.

Ndërsa pasi që ndodhin fatkeqësitë natyrore kërkohet dëmshpërblim nga shteti, edhe pse nuk kanë sigurim. Shteti për momentin merr pjesë me 60 % të shpenzimeve për sigurimin e bujqve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Numri i polisave të sigurimit nga ana e bujqve ka shënuar rënie drastike. Klime Popovski i cili është drejtor i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve thotë se për 60% është ulur numri i polisave të sigurimit për të mbjellat bujqësore dhe mekanizimet. Popovski propozoi se është mirë të merren praktikat dhe përvoja të cilat janë të suksesshme në rajon dhe më gjerë për përmirësim të kësaj problematike.

Por ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski tha se si Qeveri jemi të angazhuar që të gjejmë një mënyrë me të cilën bujqit do ti sigurojnë të mbjellat e tyre.

Gjithashtu Nikollovski njoftoi se po pëgatitet një model i ri funskional, kurse në këtë drejtim do të merren parasysh përvojat e Spanjës dhe Turqisë./Teëegrafi/