Imer Duraku është një fermer nga Krusha e Madhe, që kultivon kultura të ndryshme bujqësore: nga dredhëzat deri te specat e qepët. Prodhimet e tij i shet me shumicë, por problemin e ka te gjetja e punëtorëve sezonalë. Ka ndodhur që shumë fruta t’i shkojnë dëm, sepse nuk ka pasur kush t’i vjelë.
Ai ka 16 hektarë tokë pjellore, por po vuan nga mungesa e punëtorëve.
“Dikurë kemi pasur problemin ku ta shesim mallin. Sot kërkesa kemi, vetëm a mund të prodhojmë. Mundësi për prodhim kemi, por kemi mungesë të punëtorëve”, tregon për Radio Evropa e Lirë Imer Duraku.
Në këtë fund pranverë është sezona e dredhëzave. Imeri thotë se i ka të mbjella me këtë frutë rreth dy hektarë.
Për vjeljen e tyre i duhen 40 punëtorë, por ai mezi i siguron 20 deri 30.
“Bujqësia është punë e vrazhdë, duket punë fizike. Njerëzit po lakmojnë punë më të lehta dhe po i largohen bujqësisë”, tregon fermeri.
Vitin e kaluar atij i kanë shkuar dëm një pjesë e prodhimit pasi nuk ka mundur të sigurojë punëtorë për vjeljen e dredhëzave.
Për aq kohë sa është sezoni i vjeljes së dredhëzave, fermeri thotë se një punëtorë paguhet 20 euro, për tetë orë në ditë.
Paga mujore e një punëtori mund të shkojë 420 euro, por fermeri thotë se një pjesë e madhe punojnë vetëm 2 ditë dhe largohen.
Ai thotë se pjesën dërrmuese të punëve i kryen vet me familje, derisa nganjëherë arrin të sigurojë punëtorë nga Shqipëria.
Fermeri thotë se në të ardhmen ndoshta do të duhet të merren punëtorë nga vende tjera që janë më të varfra.
“Sikurse rinia jonë që emigron në vendet perëndimorë, ndoshta edhe ne do të duhet të marrim punëtorë nga jashtë vendi, pasi ndryshe nuk do të mund të mbijetojmë”.
Arian Zeka nga Oda Ekonimike Amerikane thotë se situata është bërë shqetësuese pas pandemisë.
“Njerëzit nuk janë më të gatshëm të punojnë në sektorë të caktuara të sektorit privat”.
Nga sindikata e sektorit privat thonë se mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve ka sjellë vendin në këtë gjendje.
Papunësia në Kosovë sillet rreth 26%.
Qeveria e Kosovës ndanë subvencione për fermerët varësisht prej kulturave bujqësore që mbjellin.
Këtë vit, për kulturën e dredhëzës janë ndarë 504 euro për hektarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia