LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Raporti është krejtësisht pozitiv në çdo aspekt!

Bujar Osmani: Raporti është krejtësisht pozitiv në çdo aspekt!

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka folur menjëherë dhënies së dritës së gjelbërt nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut që të fillohen bisedimet për anëtarësim. Ai ka thënë se raporti është tërësisht pozitiv dhe nuk ka asnjë kritikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mund të gjejmë një vërrejtje në raportë është krejtësisht pozitivë si në çështjet politike ashtu edhe në të arriturat në reformat dhe mua më mbetet të faleminderoj komisionin për këtë vlersim objektiv por edhe institucionet për punën e pa lodhshme që e bëmë këto dy vite për të dhënë rezultatet me të cilat do të mund të krenohemi të gjithë. Sot jepet edhe rekomandimi i pastër i kristalt pa asnjë ekuivoke deri te vendet antare që ne të fillojmë bisedimet këtë vit”, u shpreh zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.


Megjithatë, Samuel Zhbogar pas dhënies së dritës së gjelbërt tha se Maqedonia e Veriut duhet të përmirësojë nepotizmin, punësimet politike dhe të rregullojë gjendjen e servisit publik të RTVM-së. /Telegrafi/

KE për Maqedoninë: Vlerësime pozitive, por edhe kritika për RTVM, nepotizëm dhe emërime politike
Lexo po ashtu KE për Maqedoninë: Vlerësime pozitive, por edhe kritika për RTVM, nepotizëm dhe emërime politike