LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani për Planin 9 pikësh për veriun e Kosovës: OSBE posedonte informacione se mund të krijohej një realitet i ri

Bujar Osmani për Planin 9 pikësh për veriun e Kosovës: OSBE posedonte informacione se mund të krijohej një realitet i ri

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, si dhe ish-kryesues i OSBE-së Bujar Osmani, ka folur për Planin 9 pikësh për deesklaimin e situatës në veri të Kosovës.

Në një paraqitje në “Pressing” në T7, Osmani tha se tha se është kërkuar që forcat speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe të largoheshin nga njëra-tjetra në mënyrë që të mos kenë kontakt fizik.

Osmani pohoi se OSBE posedonte informacione se në veri mund të krijohej një realitet i ri, në vijë me ndryshimin e kufijve.


“Fillimisht unë kam thënë jam gjysmë Kosovar, gjysmën e familjes e kam të Kosovës dhe gjithmonë kam refuzuar të bisedojë me njerëz për ndjesinë time ndaj Kosovës. Si kryesues i OSBE-së kjo ka qenë para diku një viti diku me 26 maj, kur kryetarët u futën në objektet e komunave, unë kam qenë në Prishtinë dhe kam qenë gjithë ditën pothuajse me z.Kurti edhe në Prishtinë edhe në disa qytete tjera të Kosovës”.

“Pastaj në përgjithësi situata nisi të eskalonte, Serbia e rriti gatishmërinë e vet ushtarake në kufi me Kosovën, Kosova kishte dërguar forcat speciale në Veri. Administrata nuk mund të futej në Komunë, ju e dini që OSBE e ka ciklet e saj në parandalimin e konfliktit. Asokohe në OSBE kishim informacione se një përplasje apo kontakt fizik mes forcave speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe mund të eskalonte situatën që për pasojë mund të kishte rishënim të pozicioneve serbe në veri të Kosovës dhe pozicion i ri për negociatat që mund të mbaheshin”, tha Osmani në Pressing.

Taravari: Autori i planit 9 pikësh të OSBE-së për veriun e Kosovës ka qenë Bujar Osmani, fatmirësisht Qeveria e Kosovës nuk e pranoi
Lexo po ashtu Taravari: Autori i planit 9 pikësh të OSBE-së për veriun e Kosovës ka qenë Bujar Osmani, fatmirësisht Qeveria e Kosovës nuk e pranoi

“Serbia planifikonte të futet në Veri, sikurse ndodhi më vonë në Banjska”, deklaroi Osmani.

“Ne si OSBE kërkuam të krijohej një distancë fizike mes forcave speciale dhe ushtrisë serbe. Ishte gënjeshtër e madhe që ne kemi kërkuar që Kosova të tërheq kontrollin mbi veriun. Ishte vetëm forcat e armatosura të largohen nga njëra-tjetra, të mos kishin kontakt fizik, sepse mund të krijonte një realitet të ri që ishte në vijë të ndryshimit të kufijve”, tha ai tutje.

Ditë më parë, Arben Taravari i cili është kundër-kandidat i Bujar Osmanit në garën për president në Maqedoninë e Veriut e akuzoi atë për veprim kundër interesave të Kosovës në lidhje me Planin 9 pikësh, gjatë kohës sa ai ishte kryesues i OSBE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Siguri
Basha: Kosovarët më pëlqejnë jashtë mase, nënën e kam nga Kosova

Basha: Kosovarët më pëlqejnë jashtë mase, nënën e kam nga Kosova

Lajme
“Si i lejon Zoti masakrat?” - kryepeshkop Joani i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

“Si i lejon Zoti masakrat?” - kryepeshkop Joani i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

Lajme
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn në gjashtë vjetorin e vdekjes: Gratë e UÇK janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka

Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn në gjashtë vjetorin e vdekjes: Gratë e UÇK janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka

Lajme
Duda Balje: Kemi 20 vjet që presim për një komunë boshnjake, nuk kemi shtet rezervë

Duda Balje: Kemi 20 vjet që presim për një komunë boshnjake, nuk kemi shtet rezervë

Politikë
Kalo në kategori