Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një duet të ri që pritet të pushtojë zemrat e publikut.

Kënga titullohet “Arabe” dhe përzier me mjeshtëri zërat e tyre, ritmet orientale dhe emocione të thella artistike.


Ky bashkëpunim i veçantë është jo vetëm një surprizë për fansat, por edhe një dëshmi e fuqisë krijuese dhe pasionit të dy artistëve, që sjellin freski dhe energji të re në skenën muzikore shqiptare.

Videoklipi i “Arabe” do të tërheqë sigurisht vëmendjen me stilin e tij unik dhe interpretimin e fuqishëm të dyshes.

Publikimi i kësaj kënge është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri muzikor që pritet të lërë gjurmë. /Telegrafi/