Ka kaluar pak kohë që makinat e para Chiron janë dërguar te blerësit e tyre. E, kjo është hera e parë që një prej tyre po filmohet nga afër dhe në lëvizje.
Videoja që mund ta shihni më poshtë, e shfaq super-veturën e lansuar nga Bugatti, teksa lëviz nëpër rrugët e Portugalisë, transmeton Telegrafi.
Ashtu siç edhe pritej, makina që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.5-sekonda, është e mirë sa edhe përshkruhej. Ndonëse në orën treguese i shkruan 500 kilometra në orë, ende nuk është arritur kjo shpejtësi. Por, kjo nuk do të thotë se është e pamundur.
Vetura me 1,479 kuajfuqi është e qëndrueshme dhe ka fuqi të lartë.
Veç 500 të tilla do të prodhohen, ku secila nga to kushton së paku tre milionë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251