LAJMI I FUNDIT:

Bugajski: Mungesa e strategjisë së BE-së për zgjerim, mund të çojë në konflikte të reja në Ballkan

Bugajski: Mungesa e strategjisë së BE-së për zgjerim, mund të çojë në konflikte të reja në Ballkan

Analistët amerikanë dhe njohësit e çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski dhe Daniel Serwer, vlerësojnë se Bashkimi Evropian po ndjek një qasje të gabuar ndaj Kosovës.

Bashkimi Evropian edhe njëherë ka refuzuar të caktojë një datë për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo po shihet si shumë e gabuar nga njohësi amerikan i Ballkanit, Januzs Bugajski.

Sipas tij mungesa e strategjisë për zgjerimin në Ballkan tregon dobësi për Bashkimin Evropian dhe mungesën e një politike të Jashtme efektive, çka sipas tij do të kontribuojë në konflikte të reja në Ballkan.


Por, ndryshe nga Bugajski mendon profesori Daniel Serwer që thotë se veprimi i BE-së është i duhuri.

Megjithatë, edhe Bugajski edhe Serwer e konsiderojnë të turpshme mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Është skandaloze që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave. Një politikë e tillë krijon pakënaqësi, zemërim dhe konflikt, pasi kosovarët mendojnë se po trajtohen nga Bashkimi Evropian si qytetarë të dorës së dytë… Për fat të keq shumica e udhëheqësve të BE-së nuk janë mendimtarë strategjikë apo evropian autentikë, por janë përqendruar në politikat e tyre të brendshme afatshkurtra”, deklaroi Bugajski për RTK-në.

“Është e turpshme që Bashkimi Evropian nuk ka përmbushur ende zotimin për të hequr vizat për Kosovën. Nëse BE dëshiron që Kosova të jetë serioze në procesin e dialogut, ajo duhet të lëviz me heqjen e vizave”, deklaroi Serwer./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori