LAJMI I FUNDIT:

Bugajski: Koha që Kosova të anëtarësohet në institucionet euroatlantike

Bugajski: Koha që Kosova të anëtarësohet në institucionet euroatlantike

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, tha se ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është ide e re e terrorizmit, teksa theksoi se tashmë është koha e duhur që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe e BE-së.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë e vendos Kremlinin në të njëjtën kategori sikurse disa organizata tjera terroriste si Al Kaida, që janë angazhuar në vende për të vrarë civilë, për të shkatërruar prona siç janë shkollat, spitalet dhe kjo do të jetë edhe më keq sepse Putini është zotuar të kontrollojë Ukrainën apo edhe ta shkatërroj atë”, ka theksuar Bugajski.

Ai ka thënë se Perëndimi në këtë rast nuk ka bërë aq sa duhet, pasi nuk i ka armatosur sa duhet ukrainasit dhe tashmë po shihen edhe pasojat.


“Gjithsesi, NATO ka ofruar armatim, janë edhe vullnetarë që po kyçen në këtë luftë, pastaj të gjitha këto sanksionet kundrejt Rusisë. NATO i ka kalkuluar këto gjëra, po e kuptoj mosreagimin në fushëbetejë. Pyetja është se a do të jetë edhe më tutje Ukraina apo do të jetë një vend tjetër. Mendoj se duhet të bëhet shumë më tepër për të furnizuar ukrainasit me avionë dhe luftarake të cilat ju nevojiten që të shkatërrojnë sa më shumë arterie ruse, avionët dhe këmbësorinë e tyre. Pra, është dashur të bëhet më shumë, por ndoshta ende nuk është vonë”, ka thënë Bugajski në një lidhje direkte në RTK.

Sipas tij janë shumë gjëra duke ndodhur në të njëjtën kohë brenda Rusisë dhe se situata do të bëhet interesante javët e ardhshme. Megjithatë ai nuk pret që angazhimi i tanishëm perëndimor ta ndalë agresionin rus kundër Ukrainës.

“Nuk pres që kjo të ndodhë në afat të shkurtër. Putini ose është i zotuar ta pushtojë ose ta shkatërrojë Ukrainën. Do të ishte mirë që të shkatërrohet sa më shumë që është e mundur ekonomia dhe ushtria ruse, në mënyrë që të detyrohet populli i Rusisë të ngriten kundër regjimit të Putinit. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë shumë rusë do të vuajnë jashtëzakonisht shumë si pasojë e kthimit të hakmarrjes ndaj ekonomisë ruse”, është shprehur Bugajski.

Ai ka thënë se situata aktuale në Ukrainë dhe rreziku që i kërcënon vendet e tjera është një mundësi e mirë për Kosovën për të depërtuar në organizmat ndërkombëtar, në mënyrë që të jetë vend më i sigurt.

“Është momenti i duhur për anëtarësim të Kosovës në NATO, në Bashkimin Evropian, në Këshillin e Evropës, në cilindo institucion që mund ta forcojë sigurinë e Kosovës. Konsideroj që është koha për të njohur Kosovën. Tashmë Turqia dhe Kroacia e kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës në këto mekanizma. Tani është momenti i duhur për të parë se çfarë po bën Kosova për të rritur anëtarësimin në institucionet euroatlantike”, ka thënë Bugajski.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori