Legjenda italiane e futbollit, Gianluigi Buffon, ka një përshëndetje të vecantë për shqiptarët.

Mbrëmë(premte) bë ‘Renzo Barbera’ të Palermos u luajt ndeshja kualifikuese në mes të Italisë dhe Shqipërisë.


Ndeshja u fitua nga vendasit me rezultat 2-0, por kishte edhe kur ndeshja u ndërpre shkaku i hedhjes së tymëseve dhe fishekzjarrëve në terren.

Megjithatë, në fushë u luajt një lojë burrnore dhe me respekt të ndërsjellë, pasi miqësia italian-shqiptare është e madhe.

Se italianët dhe shqiptarët e kalojnë mirë mes vete e tregon edhe fotografia e fundit që po qarkullon në internet.

Aty shihet komentatori i njohur shqiptar i Supersportit, Dritan Shakohoxha dhe portieri i Juventusit, Buffon, duke bërë së bashku shqiponjën si përshëndetje për shqiptarët.

buffon shako

“Kam marrë shumë urime për ndeshjen time të 1000-të në karrierë. Më vjen shumë mirë që mora përgëzime nga populli shqiptar, pasi është një popull shumë i lidhur me ne historikisht jo vetëm sa i përket futbollit. Kemi një miqësi shumë të fortë”, ka deklaruar Buffon pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app