LAJMI I FUNDIT:

Bufeja e ATK-së në Mitrovicë pa kupon fiskal

Bufeja e ATK-së në Mitrovicë pa kupon fiskal

Në bufen e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), dega në Mitrovicë nuk lëshohet kupon fiskal për të gjithë personat që shërbehen aty.

Gazetarja e emisionit “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini tentoi që të marr një përgjigje nga drejtori, Besim Halili  se përse kjo bufe nuk ka arkë fiskale, por ai nuk iu përgjigje pyetjes së saj, duke mbyllur kështu edhe derën e zyrës, transmeton Telegrafi.


Për këtë çështje gazetari i këtij emisioni kontaktoi drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj, i cili tha se nuk ka informata.

Mirëpo, siç tha Murtezaj të gjithë janë të detyruar të zbatojnë ligjin në fuqi për të pasur arkë fiskale, si dhe të lëshohet kuponi fiskal nga bizneset që ofrojnë shërbime.

“Nëse është çmimorja është biznes dhe duhet ta ketë arkën fiskale. Nuk e kam informatën për filialet tjera, as për këtë se kam informatën por janë të detyruar që të zbatojnë ligjin”, ka thënë drejtori i ATK-së, Iliri Murtezaj.

Ndryshe, Administrata Tatimore e Kosovës ka ri-kujtuar të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore dhe aty ku pagesa nuk bëhet përmes transferit bankar, janë të obliguar që të pajisen me arkë fiskale dhe të lëshojnë kuponë fiskal. /Telegrafi/