Bryan Adams kërkon falje që i quajti kinezët lakuriqngrënës dhe krijues virusesh

Këngëtari i muzikës rok, Bryan Adams, ka kërkuar falje pas një deklarate të publikuar në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar nga coronavirusi.
Duke qenë se COVID-19 për herë të parë u paraqit në Kinë, 60-vjeçari shprehu frustrimin e tij për mos fillimin e turneut muzikor duke e zbrazur shfryrjen e tij pikërisht ndaj kinezëve.
“Falë disave që ushqehen me lakuriqë, shitësve të kafshëve në treg të lagësht, maskarenjve lakmitarë që prodhojnë viruse, e gjithë bota është bllokuar”, ishte një pjesë e shkëputur e postimit të tij.
Shumëkush i ka interpretuar komentet e Adams si anti-aziatike apo anti-kineze, madje ka pasur edhe të tillë që i kanë quajtur raciste. Nga ana tjetër, ai është lavdëruar nga disa organizata të të drejtave të kafshëve. Sidoqoftë, muzikanti ka kërkuar falje.
Postimi i Bryan Adams rreth kinezëve për coronavirusin është bërë viral, njerëzit po e quajnë racist

“U kërkoj falje të gjithë atyre që janë ofenduar nga postimi im i djeshëm (e hënë). Nuk ka arsyetim, unë thjesht doja të reagoja për këto mizori të tmerrshme ndaj kafshëve në këto tregje të lagështa që mund të jenë burim i virusit dhe që ta promovoja veganizmin".
"Kam dashuri për të gjithë njerëzit dhe mendimet e mia janë me të gjithë ata që përballen me pandeminë anekënd botës”, ka thënë Adams. /Telegrafi/


























































