LAJMI I FUNDIT:

Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Kosovë është 3,277 euro

Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Kosovë është 3,277 euro

Bruto Produkti Vendor (BPV), me çmime aktuale në vitin 2015 ishte pesë miliardë e 807 milionë euro, ndërsa, rritja reale në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014, ishte 4.1 për qind. BPV-ja për kokë banori për vitin 2015 ishte 3,277 euro, thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për “Bruto Produktin Vendor” për vitin 2015, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, bazuar në ESA2010.

“Rritje reale në vitin 2015 kishte në këto aktivitete ekonomike: Furnizim me ujë 18.02%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit, 17.43%; ndërtimtari, 15.76%; aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, 14.59%; furnizim me energji elektrike dhe me gaz, 10.41%; shërbime të tjera, 10.36%; transport dhe magazinim, 7.22%; informim dhe komunikim, 6.57%; industri përpunuese, 4.84%; shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale, 4.01%; tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave, 3.71%; hotele dhe restorante, 2.45%; art, zbavitje dhe rekreacion, 1.73%; edukim, 1.51%; të tjera, 0.10%”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, rënie kishin këto aktivitete: bujqësi, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi me -4.1%; administrimi publik, i mbrojtjes dhe sigurim i detyrueshëm social me -13.7%.


Sipas ASK-së, rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së, me qasjen e shpenzimeve për vitin 2015 ishte si vijon: Formimi i bruto kapitalit fiks me 12.1%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake, 3.8%; importi i mallrave dhe shërbimeve, 3.6%; eksporti neto i mallrave dhe shërbimeve, 2.5%.

Ndërsa, rënie kishin këto aktivitete: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-6.5%); dhe eksporti i mallrave (-2.6%).