Dëshmitarët e ngjarjes u tmerruan kur panë të moshuarin teksa bie pa ndjenja në tokë. Më pas atij i vendosin prangat në duar, gjersa gjendet i shtrirë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse nga makina del me duart e ngritura në ajër, polici e godet me shkop elektrik. I moshuari pas veprimit të paparë të policisë, alivanoset dhe përfundon në tokë.


Kujtojmë se më parë policia në Florida është kritikuar për shkak të përdorimit të tepruar të këtyre mjeteve “qetësuese”.

Amnesty International raportoi se midis vitit 2001 dhe 2008, të paktën 351 njerëz kanë vdekur në SHBA pas ndërhyrjes së policisë, përkatësisht shkaku i përdorimit të shkopit elektrik. /Telegrafi/