LAJMI I FUNDIT:

Brusa: Sfida më e madhe për Kosovën është eksporti

Brusa: Sfida më e madhe për Kosovën është eksporti

Rreth 30 kompani kosovare janë trajnuar dhe këshilluar për rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e eksportit në mënyrë që të rritet ekonomia dhe punësimi i Kosovës.

Kështu u tha sot në mbylljen e projektit ICEP (Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimit të eksportit) të realizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me projektin e financuarnga BE-ja.

Luigi Brusa nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se ky projekt mjaft i suksesshëm për ndërmarrësinë ka qenë një lloj drite për drejtimin e kompanive, ngase në Kosovë ka potencial dhe e ardhmja e këtij vendi është e ndritshme.


“Ky projekt është financuar që të ndihmojë 29 ndërmarrës, në mënyrë që të pranojnë sfidat. Mbështetja praktike i bënë më të fuqishëm dhe poashtu Kosovën. Sfida më e madhe për Kosovën është eksporti. Andaj, këto kompani i kemi ndihmuar në ngritjen e konkurrueshmërisë. Projekti ka pasur për qëllime dhe rritjen e ekonomisë dhe punësimit në Kosovë”, tha Brusa.

Ai shtoi se marrëveshja e MSA-së është një qasje e bizneseve të Kosovës në tregun e BE-së, por tha se duhet të përmbushën standardet për të qenë konkurrent.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaçi pohoi se Qeveria e Kosovës dhe MTI në vazhdimësi e kanë harmonizuar legjsilacionin për zhvillimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

Kjo ministri sipas tij, ka përgatitur strategjinë për rritjen e cilësisë së prodhimeve,që bizneset të jenë konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Besian Mustafa nga KIESA, tha se projekti ka pasur për qëllim ndërkombëtarizimin e kompanive kosovare dhe përqasjen e tyre në tregun evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori