Brown e ngazëllyer me muzikalin e Spice Girls

Moguli i muzikës Simon Fuller, i cili kishte menaxhuar grupin, ka konfirmuar spekulimet se ai është duke zhvilluar një muzikal për skenën teatrale të Londrës të bazuar në tregimin rreth grupit të vajzave, pjesë e të cilit krahas Brown kanë qenë edhe Victoria Beckham, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Melanie Chisholm.
“Ne, që të pestat, jemi të ngazëllyera për këtë, vërtet. Ne jemi në një shkallë të hershme të zhvillimit kreativ për momentin, andaj nuk mund t’ju them shumë. Ne në të vërtet jemi bashkuar me Judy Craymer, i cili realizoi Mamma Mia! Ajo është shkëlqyeshme. Dhe ishte ideja e Simon Fuller, ai është gjeni”, ka thënë Melanie Brown./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/01/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































