Armando Broja pas debutimit në EFL Cup, ka debutuar edhe në Ligën Premier me Southamptonin.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në 20 minutat e fundit të ndeshjes, kur skuadra e tij po humbiste 2-0 nga Newcastle.


Por futja në lojë e Brojës ka ndryshuar krejtësisht rrjedhën e takimit, pasi Southampton barazoi 2-2 dhe u largua me një pikë nga ST James Park.

https   saintsmarching.com wp content uploads getty images 2017 07 1336906135

E pas ndeshjes ka folur trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl që e ka vlerësuar paraqitjet e shqiptarit në këtë takim.

"Ishte një penallti e qartë. Ishte absolutisht e qartë. Mike Dean  ishte në VAR dhe ai nuk mund të thoshte jo. Ai nuk kishte asnjë shans për të goditur topin. Ishte e qartë".

"Jam i lumtur me paraqitjen e Armando Brojës, ai luajti mirë. Kishte disa mundësi brenda kuadratit të portës’’, tha trajneri austriak pas ndeshjes.

https   saintsmarching.com wp content uploads getty images 2017 07 1234865432

Southampton pas tri ndeshjeve të para në Ligën Premier ka grumbulluar dy pikë.

E në xhiron e katërt, skuadra e sulmuesit shqiptar do të jetë nikoqire e West Ham United. /Telegrafi/

telegrafi sport app