LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq vazhdon me akuza ndaj liderëve të Kosovës, nuk kërkon falje që i quajti “njerëz të dalë nga mali” (Video)

Brnabiq vazhdon me akuza ndaj liderëve të Kosovës, nuk kërkon falje që i quajti “njerëz të dalë nga mali” (Video)

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të kërkojë falje për deklaratën fyese që pati bërë ditë më parë në drejtim të liderëve të Kosovës, ku tha se “janë njerëz të dalë nga mali”.

Brnabiq këto komente i kishte bërë gjatë një konference për shtyp në Beograd, në prani të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

Ajo ka thënë se nuk e ndjen nevojën të kërkoj falje, për deklaratën skandaloze që shkaktoi reagime të ashpra edhe nga zyrtarë të ambasadave të huaja në Kosovë.

Ambasadori gjerman ironizon me deklaratën e Brnabiqit, thotë se Gjermania është adhuruese e maleve
Lexo po ashtu Ambasadori gjerman ironizon me deklaratën e Brnabiqit, thotë se Gjermania është adhuruese e maleve

E sikur kjo të mos mjaftonte, kryeministrja serbe ka thënë se liderët kosovarë do t’i quante ushtarakë sikur të mos kishin qenë pjesë e “organizatës terroriste”.

“Është dëshmuar se me ata është e pamundur të bisedohet”, ka deklaruar shefja e qeverisë serbe në një emision në televizionin RTS në Serbi.

“Nuk e di si duhet quajtur këta njerëz, që ta kuptojnë të gjithë me kë kemi punë. Është shumë e vështirë, dhe është dëshmuar se me këta njerëz është e pamundur të bisedohet. Ata vazhdimisht thonë se nëse nuk arrijnë që Serbia ta njoh Kosovën do të kthehen në male”, ka shtuar kryeministrja serbe.

Ajo ka vazhduar me ofendime duke pretenduar se do të dëshironte që nga të dyja palët, bisedimet t’i udhëheqin profesorët.

“Fatmir Limajn, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn nuk i respektoj dhe do të dëshiroja të mos isha në të njëjtën hapësirë me Haradinajn, por kjo është puna ime dhe e bëjë për shkak të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së gjeneratave të reja”, ka shtuar Brnabiq.

“Janë njerëz të dalë nga mali”: Reagime të ashpra ndaj deklaratës së kryeministres serbe, brenda dhe jashtë Kosovës (Foto/Video)
Lexo po ashtu “Janë njerëz të dalë nga mali”: Reagime të ashpra ndaj deklaratës së kryeministres serbe, brenda dhe jashtë Kosovës (Foto/Video)

Kryeministrja serbe thotë se “është hidhëruar” në Bashkimin Evropian dhe SHBA-të që e detyrojnë “një femër” të “ulet me njerëz që “janë përgjegjës për gjërat më të tmerrshme”.

Ndërkaq e pyetur se çfarë pret nga takimi i paralajmëruar në Paris, ajo tha se “nëse e organizon Franca, atëherë “do të jetë atje”.

Sipas saj Beogradi dëshiron uljen e tensioneve dhe për këtë po do të jetë në Paris, për të tentuar të krijoj hapësirë për dialog, por sipas saj liderët kosovarë nuk janë të interesuar për paqe, stabilitet dhe sundim të ligjit.

Pas fyerjes që u bëri shqiptarëve, fillojnë talljet ndaj Brnabiqit në Twitter
Lexo po ashtu Pas fyerjes që u bëri shqiptarëve, fillojnë talljet ndaj Brnabiqit në Twitter

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar institucionet e Kosovës duke e quajtur një deklaratë të tillë skandaloze dhe duke kërkuar nga Bashkimi Evropian një reagim. Poashtu për këtë ka nisur edhe një fushatë kundër saj në Twitter me hashtagun “Njerëzit nga mali” dhe “Fjalë për fjalë të shfaqur nga mali” iniciativë kjo e nisur nga qytetarë të ndryshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori