LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq: Vazhdimi i dialogut varet nga taksa

Brnabiq: Vazhdimi i dialogut varet nga taksa
Beograd, 23. novembra 2018.- Premijerka Ana Brnabic (na slici) izjavila je veceras da ce Srbija u ponedeljak podneti formalnu prijavu protiv Pristine zbog nepostovanja CEFTE. "Mi cemo preko vikenda i u ponedeljak podneti prijavu za nepostovanje CEFTE i od UNMIK-a, posto je UNIM potpisnik CEFTE, i traziti otpocinjanje formalnih konsultacija koji su obavezi prethodni postupak pre arbitraze. Cekacemo na odgovor od UNMIK-a i u ponedeljak cemo poslati formalnu prijavu", rekla je Brnabic na zajednickoj konferenciji sa predsednikom Srbije Aleksandrom Vucicem. FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ nr

Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por vetëm me taksën.

Kështu tha sot kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, për TV Prva, duke u përgjigjur në pyetjen se si zgjedhjet në Kosovë do të reflektojnë në dialog të mëtejshëm midis Beogradit dhe Prishtinës dhe kur mund të pritet vazhdimi i tij.


Ajo i quajti zhvillimet aktuale politike, në Kosovë dhe Mal të Zi – një farsë.

“Është qesharake, kjo është një farsë. Imagjinoni që sot të jap dorëheqjen dhe të premten të thërrasë seancën e qeverisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo, përveç një farsë”, tha Brnabiq.

Ajo shtoi se Prishtina mori konfirmimin e së drejtës së shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilën pala shqiptare e përdor vazhdimisht si një argument.

“Situata që përfundoi në favor të Prishtinës, me dëmin 100 për qind për Serbinë, është përmbysur, dhe falë Listës Serbe, serbët në Kosovë tani janë bashkuar dhe  më të fortë”, përfundoi kryeministrja Brnabiq. /KP/Telegrafi/