Brnabiq: Është e rrezikshme që BE lejon të bllokohen fqinjët për çështje bilaterale
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq, thotë se është bërë veprim i rrezikshëm me atë që çështjet dypalëshe që nuk kanë asnjë lidhje me integrimet evropiane, shfrytëzohen për të vendosur veto për integrimin e vendit fqinj të Serbisë, Maqedonisë së Veriut.
Sipas Brnabiq, ky është precedent i rrezikshëm dhe në të ardhmen mund të përdoret nga vende tjera të BE-së, por shtoi se ky është problem i BE-së dhe jo i vendeve kandidate, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çdo gjë mund të jetë faktor kufizues për bllokadë. Kemi parë precedentë se disa çështje bilaterale që nuk kanë asnjë lidhje me integrimet evropiane të një vendi, vendosen si mur i rrugës së integrimeve evropiane të një vendi tjetër fqinj. Mendoj se është precedent i rrezikshëm, që për fat të keq, mund të përdoret edhe nga vende tjera anëtare të BE-së. Mendoj se nuk është vlerë evropiane”.
“Unë si një evropiane e shqetësuar, besoj në vlerat evropiane dhe në rrugën tonë evropiane, dhe pavarësisht nëse kapitujt janë hapur apo mbyllur, nëse ka sinjale pozitive, ne do të vazhdojmë me reformat. Tani, nëse BE dëshiron të bëhet një familje e tillë e kombeve në të cilën disa shtete anëtare do të kushtëzojnë disa vende të tjera, edhe pse ata kanë bërë gjithçka, duke zgjidhur disa çështje bilaterale ose probleme pothuajse bilaterale, atëherë ky është problemi i BE-së, dhe kjo është punë me të cilën as nuk mundem dhe as nuk dua të merrem”, tha Brnabiq.
Ndryshe, dje në Luksemburg u mbajt mbledhja e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, në të cilin Bullgaria konfirmoi veton për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos