LAJMI I FUNDIT:

Britaniku Jon Harrison ka më shumë se kurrë nevojë për Kosovën

Britaniku Jon Harrison ka më shumë se kurrë nevojë për Kosovën

Në kohën kur Kosova po e kremton nëntëvjetorin e Pavarësisë, dikush që kishte luftuar për çlirimin e këtij vendi, tash po lufton për të mbijetuar.

Ai nuk është shqiptar. Me shtetësi është britanik, por me zemër e shpirt është i lidhur me Kosovën, që nga koha kur kishte parë se sa i shtypur e i viktimizuar ishte ky vend nga Serbia.

Është ky Jon Harrison, luftëtari i dikurshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili tash e sa muaj është në një betej tjetër- me kancerinë.


Harrison, tash nuk është në gjendje t’i përballoj shpenzimet që i kërkohen për kurim, andaj është shtërnguar t’u bëjë thirrje bashkëluftëtarëve që t’i dalin në mbështetje.

Atij i duhen jo më shumë se 45 mijë euro për trajtim.

Në mision për t’i mbledhur këto para është futur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ai që dikur kishte luftuar bashkë me Harrisonin në Koshare.

Tash për tash, Quni, bashkë me miq të tjerë veteranë të luftës, kanë arritur t’i mbledhin rreth 20 mijë euro, që janë më pak se gjysma e mjeteve që kërkohen.

Në një bisedë për AktivPress, Quni shpjegon për nismën që e kanë ndërmarr.

“Jon Harrison na është drejtuar ne veteranëve që ta ndihmojmë. Para disa ditëve kemi filluar fushatën që e kemi quajtur ‘Veterani për veteranin’. Ai ka nevojë për një shumë të hollave prej rreth 45 mijë euro për një ndërhyrje për sëmundjen e tij, të cilën sigurimi i tij shëndetësor nuk e mbulon ”, ka thënë Quni.

Ai beson se me ndihmën e veteranëve dhe të qytetarëve këto mjete do të grumbollohen.

“Ne kemi bërë iniciativën tonë publike. Iu kemi drejtuar edhe shoqatës së veteranëve të UÇK-së. Disa mjete janë grumbulluar deri tani, apo rreth 20 mijë euro. Por ai ka nevojë gati edhe për aq mjete. Ky aksion vazhdon dhe me ndihmën e bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve ne do ta arrijmë atë shumë”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Harrison ishte në Kosovë, vitin e kaluar dhe u prit nga lidererët institucional e partiak.

“Kosova dhe populli i saj i janë përjetë mirënjohës dhe respektojnë luftën e sakrificën e çdo luftëtari, kontributin e shteteve mike perëndimore e më gjerë si dhe angazhimin vullnetar të luftëtarëve siç është Jon Harrison, i cili luftoi me tërë qenien për të vetmen kauzë, lirinë e Kosovës”, pati thënë kryeministri Mustafa.

Por, Harrison, muajin e kaluar është shtërnguar që t’i hesh në ankand armët me të cilat ka luftuar në Kosovë, në përpjekje që t’i siguroj parat e kërkuara nga spitali.

“Ankandi është i hapur. Lutem të konkurroni për t’i blerë armët e mija dhe të më ndihmoni ta shpëtj jetën time”, pati shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Një rrugë në Prizren, tash e mban emrin e tij.

Jon Harrison është dekoruar edhe më Urdhrin “Adem Jashari”.

(Ndihmën për Jon Harrisonin mund ta bëni edhe Ju përmes llogarisë se tij në BpB: 13-00-0040011408.66. Për hollësi të tjera mund të kontaktoni në tel: 044/601-900, numër ky që është dhënë nga Anton Quni).

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori