Si e okupuan britanikët Visin, Korfuzin, Pargën dhe si ua mori Ali Pasha Pargën?
Ujdhesa e Visit që sot i takon Kroacisë, ujdhesa e Korfuzit dhe qyteti Parga janë okupuar nga britanikët gjatë luftërave të Napoleonit.
Britanikët Visin e morën në vitin 1809 dhe menjëherë aty e ndërtuan një kazermë të madhe, muret e së cilës shihen edhe sot. Pas zbarkimit, forcat britanike nuk patën ndonjë përleshje ushtarake me askënd, kështu që ushtarët kohën e kalonin duke u rrezitur dhe në flladin e pasdites luanin kriket që është një sport shumë i dashur i anglezëve. Ky sport monoton nganjëherë vëzhgohej me çudi nga vendasit.
Kur Napoleoni u mund, britanikët nuk shihnin asnjë arsye të qëndronin tutje në këtë vend të largët për ta. Prandaj, ia dorëzuan austriakëve më 1815. Sado shkurt që qëndruan në atë ujdhesë, britanikët pas e lanë kujtesën për kriketin. Si ndikim britanik, sot Visi ka klub të kriketit që është gjë mjaft e çuditshme.
Gati pas një shekulli e gjysmë, Visi u bë sërish vend i interesit britanik. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Londra e dërgoi Fitzroy MacLeanin si oficer ndërlidhës në shtabin e Titos. Nga një shpellë e Visit që gjendej në maje të një kodre, Tito, shpesh nën këshillat e MacLeanit, i udhëhiqte forcat partizane. Visi, nën sugjerimin e MacLeanit, një kohë funksionoi edhe si bazë e aviacionit britanik.
Sidoqoftë, kur britanikët u larguan nga Visi, po atë vit (1815) e okupuan Pargën që gjendej nën sundimin francez. Parga ka qenë vend të cilit Ali Pashë Tepelena që moti ia kishte vën syrin. Por, kur Parga ra nën britanikët, Ali Pasha i ndali sulmet dhe presionet pasi strategjia e tij ishte që të mos prishej me Londrën. Megjithatë, Ali Pasha vazhdimisht ua bënte me dije britanikëve për aspiratat e tija ndaj Pargës. Një ditë, gjatë vitit 1818, Ali Pasha e dërgoi një delegacion te britanikët për t’i pyetur nëse do t’ia shitnin Pargën. Pasi që britanikët nuk kishin interes të hynin në luftë për këtë qytet, pranuan dhe Ali Pasha ua numëroi paratë (124 mijë funte).
Në pranverë të vitit 1819, britanikët ia dorëzuan qytetin Ali Pashës, kurse banorët, në mesin e tyre mbi 800 familje suliote, kaluan në Korfuzin që britanikët e kishin okupuar nga francezët më 1814. Suliotët ishin në armiqësi me Ali Pashën dhe nuk mund ta pritnin ardhjen e tij. Por, ata dhe banorët tjerë të Pargës u kompensuan nga britanikët me paratë e Ali Pashës. Ky akt pati jehonë të madhe në Britani dhe vende tjera ku Ali Pasha doli personalitet edhe më i rëndësishëm seç mendohej. Njëkohësisht, shtetet tjera filluan ta urrenin Britaninë dhe e krijuan shprehjen ironike: ’Britanikët t’shesin te Ali Pasha’.
Ali Pasha, në programin e zgjerimit të territorit të tij e përfshinte edhe Korfuzin. Por, me prezencën e britanikëve kjo ishte aspiratë që nuk realizohej. Kjo nuk ishte vetëm punë e aleancës së Pashës me britanikët, por më shumë ishte gjendje faktike pasi që në Korfuz britanikët kishin koncentruar armatë dhe marinë të pathyeshme dhe i kishin planet e veta.
Megjithatë, më 1864 britanikët u larguan edhe nga Korfuzi kur tanimë shteti grek ekzistonte. Prandaj, Korzufin ia falën Greqisë me qëllim që ta forconin këtë shtet dhe ta dobësonin Perandorinë Otomane. Gjatë kësaj periudhe të sundimit, britanikët krijuan një infrastrukturë solide në Korfuz. Por, ndikimi kulturor britanik nuk ka qenë i fuqishëm dhe mezi vërehet. Natyrisht, edhe Korfuzi është vend ku si traditë ka mbetur kriketi që luhet edhe sot.
Kjo ka qenë një periudhë e shkurtër e përfshirjes së drejtpërdrejtë të britanikëve në Ballkan. Adriatiku dhe Joni, sikur edhe pjesa tokësore ballkanike, nuk kanë paraqitur interesim për britanikët. Londra interesohej vetëm për Mesdheun i cili nuk mund të rrezikohej nga Adriatiku.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Njëzetë roje të varrit të Enver Hoxhës, përfunduan në Psikiatri: Dëgjonim zhurma, ulërima, britma...!?

SONTE

A…

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri