Më 10 tetor të vitit të kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, i kishin vënë firmat e tyre në një memorandum mirëkuptimi. Ata u morën vesh që Ambasada të asistonte në rekrutimin e njerëzve kredibilë nëpër bordet e ndërmarrjeve publike. Por, kur nuk kanë shkuar as 3 muaj nga nënshkrimi i këtij memorandumi Qeveria e Kosovës e shkeli atë.
Zyrtarë të kësaj ambasade kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se janë larguar nga Komisioni për Emërimin e Anëtarëve në Bordin e “Trepçës” me kërkesë të Qeverisë së Kosovës. Kjo ndodhi pavarësisht faktit se fillimisht të dyja palët ishin pajtuar që në Komision të jenë edhe ekspertë nga Ambasada. Por, gjithçka ndryshoi në fund.
“Bordi i Trepçës ka qenë fillimisht në listën e dakorduar ku ne do të ishim të angazhuar. Mirëpo me kërkesën e Qeverisë së Kosovës ne jemi tërhequr nga ky proces”, thuhet në një përgjigje për gazetën “Zëri” nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Tashmë Komisioni për Emërimin e Anëtarëve në Bordin e “Trepçës” është konstituuar, ndërsa me 23 janar 2018 do të fillojë shqyrtimi i 100 kandidatëve, sa edhe kanë kandiduar. Nga Ambasada thonë se memorandumi mbetet ende në fuqi, ani pse lënë të kuptohet se veprimet e fundit të Qeverisë mund ta vënë në dyshim gjithë projektin, shkruan Zëri.
“Nepotizmi vazhdon të mbetet kërcënim jetik për Kosovën. Ky projekt po ndihmon pikërisht të luftohet ky fenomen. Por, i gjithë projekti do të ketë sukses vetëm nëse Qeveria ka vullnetin politik të emërojë njerëz të mirë nëpër institucione dhe ta përfundojë praktikën e punësimit me të “njohshëm”, thuhet në përgjigjet e Ambasadës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre