LAJMI I FUNDIT:

Britania do të ndalojë cigaret elektronike për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve

Britania do të ndalojë cigaret elektronike për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve

Kryeministri britanik Rishi Sunak do të ndalojë cigaret elektronike në të gjithë Britaninë e Madhe, në një përpjekje për të ndaluar “rritjen alarmante” të konsumimit të cigareve elektronike tek të rinjtë.

Masa ka për qëllim të ndalojë rritjen alarmante të përdorimit të cigareve elektronike në mesin e të rinjve me nga moshat 11 deri në 17 vjeç që përdorin pajisjet duke shënuar rritje me pothuajse nëntëfishtë në dy vitet e fundit.


Sunak pritet të shpalos planet gjatë një vizite në një shkollë.

Ligji i ri, gjithashtu do ta shpallë të paligjshme shitjen e produkteve të duhanit për këdo që ka lindur më ose pas 1 janarit 2009, duke përmbushur premtimin e Sunak për të krijuar një “brez pa duhan”.

Në tetor 2023, ai propozoi rritjen e moshës së pirjes së duhanit me një vit çdo vit, duke nënkuptuar se duhani nuk do t’u shitet kurrë ligjërisht fëmijëve të moshës 14 vjeç e lart.

Për të parandaluar shitjet për të miturit, qeveria do të sjellë gjoba të reja për dyqanet në Angli dhe Uells që u shesin cigare elektronike në mënyrë të paligjshme fëmijëve.

“Siç e di çdo prind apo mësues, një nga tendencat më shqetësuese për momentin është rritja e përdorimit të cigareve elektronike tek fëmijët, dhe kështu ne duhet të veprojmë përpara se të bëhet endemike”, tha Sunak në një deklaratë. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori