LAJMI I FUNDIT:

Britania kritikon Moody’s

Britania kritikon Moody’s
-->

Qeveria britanike bëri të ditur se vendimi i agjencisë së vlerësimit të kreditit Moody’s, për të ulur vlerësimin sovran të vendit është bazuar në llogaritje të vjetra të planeve për të dalë nga Bashkimi Europian.

Moody’s zhvlerësoi kreditin sovran të Britanisë në Aa2, me një perspektivë të qëndrueshme, nga Aa1 që ishte më parë.

Sipas Ministrisë së Financave, vlerësimet e bëra mbi Brexit në raportin e Moody’s janë të vjetra.

Më herët gjatë javës, Kryeministrja Theresa May dha një fjalim në Itali, duke shpalosur kërkesat e saj për një periudhë tranzicioni prej rreth 2 vitesh, pasi Britania të dalë nga Bashkimi Europian në Mars të 2019-ës.

“Kryeministrja ka dhënë një vizion ambicioz për të ardhmen e Britanisë me Bashkimin Europian, duke e bërë të qartë se të dy palët do të përfitojnë nga ky partneritet i ri dhe unik”, tha një zyrtar i Qeverisë.

Sipas Ministrisë së Financave në Britani, është bërë progres në reduktimin e deficitit, ndërkohë që janë kanalizuar më shumë para për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar dhe kujdesin social. /Telegrafi/