LAJMI I FUNDIT:

Britania e shqetësuar për veprimin e anijeve iraniane

Britania e shqetësuar për veprimin e anijeve iraniane

Britania e Madhe është shprehur e shqetësuar për veprimin e anijeve iraniane për të ndaluar një cisternë komerciale të naftës, tha zëdhënësi i kryeministres britanike Theresa May, duke ftuar për uljen e tensioneve.

“Ne jemi të shqetësuar në lidhje me këtë veprim dhe ne vazhdojmë të inkurajojmë autoritetet iraniane të deskalojnë situatën në rajon”, tha për media zëdhënësi i May.

“Ne kemi qenë të pranishëm për një kohë të gjatë në Gjirin Persik. Ne monitorojmë vazhdimisht situatën e sigurisë dhe jemi të përkushtuar për ruajtjen e lirisë së lundrimit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare “, tha një zëdhënës i kryeministres britanike.


Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt tha për Al Jazeera se Londra po ndjek situatën pas një përpjekjeje iraniane për të kapur cisternën britanike.

Tre anije iraniane u përpoqën sot që të bllokonin kalimin e cisternës britanike përmes ngushticës Hormuz, por u tërhoqën pasi u paralajmëruan nga një anije luftarake britanike, tha qeveria britanike.

Incidenti ndodhi gati një javë pasi Brigada Mbretërore Britanike kapi një tanker iranian pranë Gjibraltarit, me dyshimin për shkelje të sanksioneve ndaj Sirisë.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Iraniane mohoi akuzat e Marinës Britanike, duke deklaruar se nuk kishte konflikte me anijet e huaja, sidomos me anijet angleze. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori