LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe premton 340 milionë euro për të ndihmuar vendet e varfra të përballen me ndryshimet klimatike

Britania e Madhe premton 340 milionë euro për të ndihmuar vendet e varfra të përballen me ndryshimet klimatike

Britania e Madhe ka premtuar 290 milionë paund apo 340 milionë euro për të ndihmuar vendet më të varfra të përballen me ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike.

Derisa Samiti i Ndryshimeve Klimatike i njohur si COP26 po hyn në javën e tij të dytë, ministrat e qeverive nga e gjithë bota ndodhen në Glasgow për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje rreth ndryshimeve klimatike, përcjell Telegrafi.


Ata do të diskutojnë për mënyrën se si do të mbështesin vendet më të varfra dhe nëse do duhet të paguajnë dëmshpërblimet për dëmet nga fatkeqësitë natyrore.

Vendet më të varfra kanë kërkuar ndihmë financiare prej 87 miliardë eurosh, duke argumentuar se tashmë po vuajnë dhe do të preken më keq nga ndryshimet klimatike.

Shumica e parave nga Britania e Madhe do të shkojnë për të ndihmuar vendet aziatike dhe të Paqësorit. /Telegrafi/