LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe në karantinë, kryeministri Johnson tregon masat e ashpra në luftën kundër coronavirusit

Britania e Madhe në karantinë, kryeministri Johnson tregon masat e ashpra në luftën kundër coronavirusit

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se nga orët e para të së mërkurës, njerëzit në Britani do të lejohen që të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për “qëllime shumë të kufizuara” , siç është blerja e gjërave të domosdoshme, përderisa udhëtimi në punë do të bëhet vetëm nëse është “absolutisht i nevojshëm”.

Qytetarët britanikë po ashtu janë këshilluar që të mos takohen me familjarë dhe miq, me të cilët nuk jetojnë.

Sipas kryeministrit britanik, zyrtarët policorë kanë fuqi për të zbatuar rregullat, duke përfshirë kapacitetet për të lëshuar gjoba dhe shmangie të grumbullimit të shumë njerëzve në një hapësirë.


Të gjitha ngjarjet, përfshirë dasmat dhe ceremonitë fetare janë ndaluar, përderisa në publik tani nuk është e lejuar as ecja e më shumë se dy personave, përcjell rel.

Këto masa është thënë se do të rishikohen sërish brenda tre javëve dhe do të lehtësohen nëse “ka të dhëna se ka mundësi për të bërë një gjë të tillë”.

Deri më tani në Britani është raportuar për 6,724 persona të infektuar dhe rreth 336 të vdekur si pasojë e coronavirusit.

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Kalo në kategori