LAJMI I FUNDIT:

Britania dhe Kosova kërkojnë shtyrjen e diskutimit për Kosovën në OKB

Britania dhe Kosova kërkojnë shtyrjen e diskutimit për Kosovën në OKB

Mbajtja e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e planifikuar për 31 tetor ku pritet të diskutohet për situatën në Kosovë, është vënë në pikëpyetje.

Sipas të përditshmes serbe “Novosti”, kjo mund të ndodh për shkak se ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, nuk do të mund të marrë pjesë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë sipas kësaj të përditshme prapa gjithë kësaj qëndron Britania e Madhe, e cila më 1 nëntor merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit nga Republika e Afrikës së Jugut. Muaj më parë Britania e Madhe kishte paralajmëruar se agjenda e rendit të ditës do të mund të ndryshojë.

Në anën tjetër ish-ministri i i jashtëm serb, Vladislav Jovanoviq gjatë një interviste dhënë “Novosti”, ka deklaruar se kjo mund të jetë një manovër e mbrojtësve të shqiptarëve që çështja e Kosovës të hiqet nga Kombet e Bashkuara, por ai është i bindur se një gjë e tillë nuk do të kalojë aq lehtë.

“Nëse Çitaku nuk shkon dhe nuk mund ta dërgojë zëvendësin, atëherë gjithmonë ekziston dikush nga Prishtina që mund të transmetojë qëndrimin e tyre. Është thjesht një arsyetim vetëm që të mos mbahet seanca”, ka shtuar Jovanoviq.

Por, ai është i bindur se britanikët qëndrojnë prapa kësaj, pasi dëshirojnë që Kosova të jetë temë diskutimi vetëm kur ata ta kryesojnë debatin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori