LAJMI I FUNDIT:

Brirët e rinoqerontëve po bëhen më të vegjël

Brirët e rinoqerontëve po bëhen më të vegjël

Brirët e rinoqerontëve të të gjitha llojeve janë shkurtuar dhe ngushtuar gradualisht në njëqind vitet e fundit, dhe shkaku i kësaj është vetëm njeriu, domethënë gjuetia, kanë përcaktuar shkencëtarët.

Rezultatet e hulumtimit të ekspertëve nga Kembrixhi, të publikuara në revistën People And Nature, bazohen në analizat e fotografive të rinoqerontëve gjatë 140 vjetëve të fundit.


Shkencëtarët besojnë se gjuetia e shpeshtë e rinoqerontëve me brirë më të mëdhenj do të thotë se ata me brirë më pak mbresëlënës kanë mbijetuar dhe tani po ua kalojnë karakteristikat e tyre gjenetike gjeneratave të reja.

“Rinoqerontët janë ndoshta më të vështirët për t’u studiuar në historinë natyrore për arsye sigurie. Kjo është arsyeja pse ne jemi vërtet të emocionuar që mund të vërtetojmë përmes fotografive se brirët e tyre janë zvogëluar me kalimin e kohës”, tha Oscar Wilson, autori kryesor i studimit.

“Rinoqerontët zhvilluan brirë për një arsye, disa specie për të marrë ushqim, të tjera për t’u mbrojtur nga grabitqarët, kështu që ne mendojmë se të jetuarit me brirë më të vegjël mund të dëmtojë mbijetesën e tyre”, shtoi ai.

Shkencëtarët matën brirët e 80 rinoqerontëve, të fotografuar nga viti 1886 deri 2018. Kishte pesë lloje rinoqerontësh, të bardhë, të zi, indian, java dhe sumatra.

Shkencëtarët matën edhe pjesë të tjera të trupit të rinoqerontit, në mënyrë që gjatësia e bririt të matet me saktësi në proporcion me madhësinë e trupit.

Rinoqerontët janë një specie e rrezikuar. Sot ka rreth 30,000 prej tyre në natyrë, dhe në fillim të shekullit të 20-të kishte gjysmë milioni prej tyre. Dhe tre specie midis tyre – i zi, java dhe sumatra – janë në listën e specieve të rrezikuara. /KP/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez

Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez "Shkallët drejt Parajsës"

Interesante
Vogëlushja

Vogëlushja "fiton zemrat" e përdoruesve të rrjeteve sociale duke iu bashkuar trendit të famshëm të TikTok-ut, Asoka

Fun
Cirk në një aeroplan: Vajza ia ngjyros thonjtë pasagjerit arrogant teksa ai ishte në gjumë

Cirk në një aeroplan: Vajza ia ngjyros thonjtë pasagjerit arrogant teksa ai ishte në gjumë

Fun
Imazhe - dizajni i të cilave është argëtues dhe krejtësisht i çuditshëm

Imazhe - dizajni i të cilave është argëtues dhe krejtësisht i çuditshëm

Interesante
Kalo në kategori