Ka mbetur edhe më pak se një muaj para se të hapë siparin, për të tretën herë me radhë, festivali ndërkombëtar i filmit “Bridge Film Fest”. Ekipi organizativ i përbërë nga artistë e admirues të artit kinematografik, që i përkasin etniteteve të ndryshme, po bëjnë përgatitjet e fundit që ky festival, ta bëj Mitrovicën qendër të kulturës.
“Bridge Film Fest” ka nisur, si projekt në korrik të vitit 2013 dhe janë dashur më shumë se një vit që të vije deri tek edicioni i parë, që ishte mjaft i suksesshëm. Por si çdo urë edhe kjo e nisur nga aktorja Adriana Morina e regjisori Ben Apolloni, ka hasur në shumë vështirësi dhe në shumë pengesa. Urat gjithmonë kanë qenë më të vështirat për t’u ndërtuar dhe janë bërë sakrifica të mëdha për to.
“Bridge Film Fest”, tashmë me një strukturë të re të njerëzve vullnetmirë, të udhëhequr nga Besarta Pasoma dhe stafi i OJQ-së Color Art, po bën përgatitjet e finale që festivali të bëhet ashtu siç ishte konceptuar që në fillim, si festival i afrimit mes njerëzve, mes artistëve. Edhe përkundër tentimeve që të dëmtohet festivali dukë bërë propagandë kundër tij, madje edhe duke çorientuar opinionin, organizatorët sigurojnë opinionin filmdashës se “Bridge Film Fest”, po vjen me program të pasur.
Ndërtimi i ‘urës’ midis Mitrovicës dhe botës, është shumë i vështirë, por falë njerëzve që e duan qytetin e tyre mbi çdo gjë dhe me vullnet të madh, po punohet që kjo urë artistike, kjo urë e lidhjes së komuniteteve që jetojnë në Kosovë por edhe me gjithë botën – të realizohet ngadalë, por sigurt.
“Bridge Film Fest”, do të mbahet në fund të muajit shtator dhe gjatë katër ditëve të programit, do të shfaqen tetë filma të metrazhit të gjatë dhe njëzetë filma të metrazhit të shkurtër që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrjen, poashtu e kanë paralajmëruar edhe një numër i konsiderueshëm i artistëve, filmat e të cilëve do të shfaqen në BFF.
Prandaj, në fund të shtatorit, ftohen të gjithë qytetarët, që të vizitojnë qytetin e bukur të Mitrovicës, aty pranë lumit Ibër dhe të ndihmojnë në ndërtimin e URËS. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City