LAJMI I FUNDIT:

Ujori – Horoskopi vjetor për 2023

Ujori – Horoskopi vjetor për 2023

Parashikimi për dashurinë, punën dhe shëndetin

Ujorëve, viti do t’u sjellë shqetësime të veçanta në lidhje me familjen dhe të afërmit, por forca e tyre e brendshme do t’u lejojë t’i përballojnë me sukses pothuajse të gjitha problemet.


Projektet e reja përfituese apo gjasat për karrierë do t’ju ofrojnë rastin që të përmirësoni dukshëm situatën tuaj financiare, ndërsa rrethi i afërm do t’ju ofrojë jo vetëm ndihmë, por edhe momente të këndshme për komunikim interesant.

Problemet që kanë të bëjnë me karrierën me sukses të posaçëm do t’i zgjidhin ata Ujorë, të cilët do të mbështeten jo vetëm në cilësitë e tyre profesionale, por edhe në vullnetin e tyre personal, transmeton Telegrafi.

Puna

Ju jeni një shenjë horoskopi që ka pësuar në goditjen më të madhe të fatit nga marsi i vitit 2020 dhe ai cikël më në fund do të përfundojë më 7 mars 2023. Kjo nënkuptonte një transformim të plotë personal dhe profesional, por ajo periudhë është ende në vazhdim.

Nëse ekziston edhe ndonjë element i jetës i cili ka mbetur i paprekur me ndikimin e Saturnit, dijeni që do të ndodhë nga 12 janari deri më 7 mars. Përveç Merkurit retrograd para Vitit të Ri edhe muaji janar deri më 16 maj ju pret një vit i shkëlqyeshëm për negociata dhe përfundim të dokumentacionit. Është e mundshme blerja e një veture të re, një nënshkrim i cili do të shënojë karrierën tuaj apo arritja e ndonjë rezultati në negociata të cilat do t’ju japin ndjenjën që ju keni “fituar”.

Saturni, planeti i karmës, nga 7 marsi hyn te Peshqit, andaj ju sjell një lehtësim të madh dhe zgjidhjen e problemeve me të kaluarën. Thjesht, atëherë do ta kuptoni që i keni përballuar të gjitha pengesat dhe jeni bërë një person më ndryshe në raport me atë të cilin e keni njohur para dy vjetësh.

Nga 16 maji, Jupiteri ju jep rastin të zgjidhni çështjet e banimit. Për shkak të Saturnit te Peshqit nga marsi i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2026, hyni në një periudhë kur do të detyroheni të kurseni. Është ajo një periudhë jetësore kur paratë fitohen vetëm në bazë të punës rëndë. Janë ato para të cilat mund t’ju takojnë nëse vërtet i keni merituar, mirëpo njëherësh edhe të kuptoni që duhet patjetër të hiqni dorë nga disa gjëra nëse dëshironi të keni atë që dëshironi ta financoni.

Ujorët në vitin 2023 patjetër do të detyrohen të mësojnë të kursejnë. Një gjë është e sigurt, Saturni do t’ju mësojë me vlera të tjera jetësore, andaj paraja do të humbë atë qëllim çfarë ishte te ju më parë.

Viti 2023 është vit kur jeta juaj në biznes do të fillojë nga “zeroja”, posaçërisht kur kihet parasysh që Saturni del nga shenja juaj në muajin mars, andaj përfundimisht do të keni rastin të vazhdoni përpara dhe të filloni diçka të re.

Shfrytëzojeni Jupiterin te Dashi deri më 16 maj në mënyrë që merrni lajme të mira, t’i bindni njerëzit për qëndrimet tuaja dhe në mënyrën më të mirë të komunikoni me njerëzit e rrethit tuaj.

Shëndeti

Ujori do të duhet të ketë prioritet ruajtjen e shëndetit. Ju duhet të kuptoni se vetëm kur ndiheni mirë mund të mendoni qartë dhe të krijoni më pak probleme për veten tuaj. Në këtë kuptim, gjysma e parë e vitit mund të jetë problematike – janë të mundshme sëmundjet sezonale, por edhe intensifikimi i sëmundjeve kronike apo aktivizimi i një problemi që tashmë e kishit dhe mendonit se e kishit kapërcyer. Zgjidhja për të gjitha sëmundjet tuaja është trajtimi i duhur, pa vonesë.

Ju jeni një ndër shenjat të cilave në dy vjet e gjysmë të fundit shëndeti më së shumti ju është rrezikuar. Këtë e merrni me vete edhe në Vitin e ri, sepse vetëm në muajin mars Saturni del nga shenja juaj dhe ju sjell lehtësim.

Duhet të punoni në zakonet tuaja të shëndetshme jetësore, por edhe të vizitoheni më shpesh te mjeku kur për të keni nevojë. Krizat psikologjike nëpër të cilat keni kaluar, para së gjithash depresioni, do të marrin fund në muajin mars të vitit 2023.

Dashuria

Për shkak të ndikimit të Saturnit në shenjën tuaj keni thyer të gjitha prangat dhe barrierat dhe nuk jeni të sigurt që keni nevojë për kurrfarë marrëdhëniesh detyruese.

Shumë Ujorë kanë kaluar fazat nga krizat, ndarjet deri te kuptimi që martesa nuk është zgjidhja e duhur për ta. Një gjë është e sigurt, liria ju është më e rëndësishme, mirëpo edhe koha të cilën e kaloni vetëm.

Saturni te Ujori do të duhej të arrijë qëllimin e vet, e ai është rrënimi i institucionit të martesës çfarë e kemi njohur deri tani, kështu që dashuria është shumë më tepër e lidhur me lirinë dhe pavarësinë.

Saturni në shenjën tuaj ju ka izoluar mjaft, andaj nga shumë njerëz thjesht jeni larguar apo vetëm keni pasur korrespondencë nëpërmjet internetit, sepse kështu më shumë ju është përshtatur. Kontakti fizik i takimeve ka marrë një dimension të ri në marrëdhëniet tuaja emocionale, sepse keni konsideruar që rrallëkush e ka kuptuar gjendjen nëpër të cilin kalonit.

Në muajin mars, Saturni do largohet nga shenja juaj dhe qëndrimi beqar do bëhet më pak argëtues. Pikërisht atëherë filloni të krijoni hapësirë për dikë në jetën tuaj.

Në muajin mars, nën ndikimin e Jupiterit dhe Venerës te Dashi, do të ndodhë një flirt nëpërmjet porosive, kur papritur mund edhe të dashuroheni. Do të ketë pasion dhe kthesa të shpejta, por më në fund do të ndryshoni pas 7 marsit kur Saturni të largohet nga shenja juaj dhe të sjellë çlirimin emocional.

Deri në mars të vitit 2023 gjithë të kaluarën patjetër duhet ta lini pas vetes. Edhe marrëdhëniet e këqija duhet patjetër të “pastrohen”.

Por kujdes: me Jupiterin në Dem, nga muaji maj, dikush mund të fillojë t’ju bëjë presion me propozimin e një bashkëjetese për të cilën ndoshta nuk do të ndiheni gati. Ndoshta! Momentet tuaja të krizës do të jenë si gjithmonë në verë.

Për shkak të Merkurit dhe Marsit retrogradë deri rreth 20 janarit do t’ju paraqitet një person nga e kaluara dhe personat e tillë mund të jenë aktualë vetëm deri në muajin mars, atëherë kur ndodhin kthesa drastike dhe njohje të reja.

Në fakt, në gjysmën e dytë të vitit 2023 juve do t’ju ndodhë një çlirim. Kjo mund të nënkuptojë edhe fundin marrëdhënieve të cilat po zvarriten me vite të tëra, por njëherësh edhe një fillim i ri emocional dhe gatishmëria juaj që të dashuroni dikë sërish.

Gjysma e dytë e vitit 2023 do të sjellë eksperienca të reja. Të vetmuarit do të takojnë një person interesant dhe do të mendojnë seriozisht për një të ardhme të përbashkët. Sidoqoftë, është e pamundur të krijosh një bashkim të plotë pa besim dhe sinqeritet, dhe do të jetë e vështirë për Ujorin të hapet ndaj ndjenjave të forta. Sidoqoftë, horoskopi i dashurisë këshillon që në vitin 2023 të mos braktisni planet romantike. /Telegrafi/