Breshka “e shpejt” i shpëtoi zjarrit që ia “gëlltiti” shtëpinë

Një breshkë është bërë yll në TikTok pasi u filmua duke shpëtuar në mënyrë të pabesueshme nga një zjarr që përfshiu strehën e saj.
Video nga kamera e sigurisë tregon se si breshka trevjeçare Leo ikën në mënyrë të pazakontë shpejt drejt vendit të sigurt ndërsa flakët përfshijnë shtëpinë e saj në oborrin e një shtëpie në Fullerton.
Zjarri ishte shkaktuar nga një problem me një ngrohëse, ndërsa pronarët ishin jashtë shtëpisë.
@leothehomelesstort In all seriousness—thankful beyond words for attentive neighbors who helped put out the fire. 🙏 Leo is safe ❤️ The heat lamp fell and ignited the substrate. Posting this as a warning to other tortoise owners: secure your heat lamps. This could’ve ended very differently. Also, open to any advice on how to build her house safer. #turbo #tortoisesoftiktok #fire ♬ Welp, Didn't Expect That - Yu-Peng Chen & HOYO-MiX
Pronari, Hyeri Tom, ishte në një festë për Super Bowl më 8 shkurt kur zjarri shpërtheu në strehën e breshkës në oborr.
Video tregon breshkën teksa largohet nga zjarri që po shkatërronte shtëpinë e saj. Leo arriti t’i shpëtojë duke ecur sa më shpejt që mundi deri në anën tjetër të oborrit. Fatmirësisht, zjarri nuk u përhap më tej, pasi fqinjët e vunë re dhe e fikën shpejt.
Për shkak të ikjes së saj të guximshme — e cila është shumë më e shpejtë se ç’pritet për një breshkë - videoja e Leo-s është bërë virale me mbi 2.9 milionë shikime. /Telegrafi/



















































