LAJMI I FUNDIT:

Pranvera me breshër në Ferizaj (Foto/Video)

Pranvera me breshër në Ferizaj (Foto/Video)

Erërat e breshëri kanë përfshirë disa qytete të Kosovës.

Dje, breshëri ra në Pejë e Podujevë, ndërkaq sot ka rënë edhe në Ferizaj.


Lexuesit e Telegrafit, kanë dërguar disa fotografi dhe video, ku shihen kokrra të mëdha të breshëritë. Ndërkaq, ende nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme.

Edhe meteorologët kanë parashikuar se ditëve në vijim ka mundësi për reshje lokale shiu, ndërsa fundjava me shtrëngata me shi.

Edhepse temperaturat pritet të pësojnë rënie, ato do të mbesin ende mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e ato maksimale nga 21C deri në 25C. /Telegrafi/