LAJMI I FUNDIT:

Brendia e Cadillac Escalade e kthyer në një zyrë lëvizëse, kushton më shumë se një shtëpi luksoze

Brendia e Cadillac Escalade e kthyer në një zyrë lëvizëse, kushton më shumë se një shtëpi luksoze

Me çmimin e një shtëpie luksoze, mund të blihet kjo makinë e kushtueshme, por që ofron shumë rehati

Ata që kanë shuma të mëdha parash për t’i shpenzuar, apo thjeshtë nuk përshtaten me makina të zakonshme SUV, mund ta porosisin këtë makinë më brendi të modifikuar, transmeton Telegrafi.


Lexani Motocars me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ka punuar në Cadillac Escalade Mobile Office, që është një makinë e kthyer në një zyrë luksoze.

Në këtë veturë janë vendosur dy ulëse të reja të mbështjella me lëkurë, ndërsa kanë mundësi të përshtaten në disa pjesë apo të shtrihen përgjysmë, ndërsa përpara vazhdon të ketë hapësirë.

Tavani është i lartë dhe i ndriçuar nga shumë drita të vogla, ndërsa përpara ulëseve janë të vendosura ekrane, që mund të shfrytëzohen edhe për video konferenca.

Anash janë të vendosur ekrane të ndjeshme në prekje, me të cilat mund të kontrollohet gjithçka në pjesën e pasme, që nga sistemi audio, klima, ndriçimi si dhe lëvizja e ulëseve.

Gjithë ky luks, ka bërë që Cadillac Escalade Mobile Office të kushtojë më shumë se një shtëpi luksoze, pasi ka çmim duke filluar nga 230 mijë euro, deri në 410 mijë euro. /Telegrafi/