Brenda vitit drejtoria e urbanizmit në Ferizaj shqyrton mbi dy mijë lëndë të ndryshme
Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Ferizajt gjatë këtij viti është përballur me një varg sfidash por edhe të arritura. Kjo drejtori që drejtohet nga Arbër Bytyqi, ka shqyrtuar mbi dy mijë lëndë e kërkesa të ndryshme të qytetarëve. E gjithë këto janë shqyrtuar nga një staf mjaftë i vogël. Në mesin e këtyre lëndëve kishte leje të ndryshme ndërtimore, kërkesa për projekte të ndryshme në fushën e ambientit, vendime për procedura të hartimit të dokumenteve strategjike e të tjera.
Arbër Bytyqi, drejtor i kësaj drejtorie, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se janë përballur me sfida të vazhdueshme sa i përket dhënies së lejeve ndërtimore pasi që komuna ka pasur telashe me Planin Zhvillimor Komunal.
“Sfida kryesore e drejtorisë së urganizimit në Ferizajt ka qenë mos aprovimi i dokumenteve të planifikimit dhe pezullimi i hartës zonale nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ku në fund të vitit të kaluar vetëm se është dërguar shkresa për pezullim, për shkak që plani zhvillimor komunal është në gjykatë. Kjo normalisht që na ka shkaktuar telashe të mëdha në vazhdimin e procedurave që i kemi pasur, sidomos për lejet ndërtimore të cilat kanë qenë kërkesa të qytetarëve. Prandaj ka qenë e vështirë të gjenden bazat ligjore për vazhdimin tutje për lëshimin e lejeve ndërtimore”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij, sa i përket këtij viti, drejtoria e Urbanizmit është përballur me qindra e mijëra kërkesa e lëndë të ndryshme.
“Sa i përket vitit 2024 në drejtorinë tonë mbi dy mijë kërkesa kanë ardhur për trajtim të cilat janë shqyrtuar. Në aspektin e stafit ne kemi mungesë sepse i kem vetëm katër arkitekt dhe me këta punonjës trajtohen të gjitha lëndët dhe kërkesat që vijnë në drejtorinë tonë. Pra, kjo është një sfidë në veti. Po besoj se përkundër problemeve dhe vështirësive ne ia kemi dalë dhe i kemi trajtuar të gjitha lëndët dhe kërkesat e qytetarëve”, ka thënë Bytyqi.
Sipas Bytyqit në këtë drejtori përveç kërkesave të qytetarëve ata kanë realizuar edhe dhjetëra projekte në fushën e mjedisit.
“Ne kemi realizuar një numër të madh të projekteve sa i përket mjedisit, duke filluar me projektin e parkut “Liria” dhe me projektin te “Kodra e Sherretëve”. Pastaj pas zhvendosjes së objektit të kompanisë “Pastërtia” ne kemi filluar t’i rrënojmë objektet e vjetra dhe do të fillojmë me punime të reja për ndërtimin e një parku të ri. Viti 2024 kemi qenë të fokusuar edhe në këtë fushë”, ka thënë ai më tej Bytyqi.
Drejtori Bytyqi, ka shtuar se tashmë kanë marrë vendim për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale, pasi që në fund të vitit 2025 PZHK-së i skadon afati.
“Pas miratimit në Kuvendin Komunal ne kemi nisur procedurat për hartimin e PZHK-së dhe të Hartës Zonale të re. Po besojmë që procedurat e prokurimit për angazhimin e stafit profesional për hartimin e këtyre dokumenteve do të vazhdojnë në rregull dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojmë me procedura teknike për hartimin e planit të ri të PZHK-së 2025-2033 i cili është një prej dokumenteve strategjike për zhvillimin e komunës së Ferizajt”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komuna e Hanit të Elezit kërkon nga niveli qendror investime e përkujdesje për memorialin “Bllaca 99“
Gjatë 2024-s kontrata kolektive në Ferizaj ua mori drejtorisë së infrastrukturës mbi 2 milion euro
Opozita në Shtime akuzon qeverisjen e Aliut për keqmenaxhim të parasë publike
"Nuk jemi në një pazar këtu": Politikanët gjermanë reagojnë rreth kërkesës së re të Trump për shpenzimet e mbrojtjes
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Kalimi i Gjestit në Shqipëri, reagon Olsa Muhameti: Po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës
Përmbledhje e momenteve më epike të Gjestit në orët e para të BBVA - shndërrohet menjëherë në kryefjalën e formatit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë