LeBron James është bërë me një supervilë të re në qytetin kalifornian të Los Angelesit.

Ylli i NBA-s ka paguar rreth 18 milionë euro për një shtëpi përrallore në lagjen Brentwood.


Shtëpia përfshin tetë dhoma gjumi, nëntë dhoma dite, madje edhe një ashensor.

james 1

Në krye të kësaj, rezidenca ka edhe një kinema të shtëpisë, bodrum të verës dhe dhoma të veçanta për duhan.

Vila ka 15.836 metra katror e kompletuar me palestër, banjë me avull dhe sauna për t'u çlodhur pas stërvitjeve dhe ndeshjeve basketbollistike.

james 2

LeBron do të bëhet lojtar i lirë gjatë verës dhe shumëkush këtë lëvizje e shohim si një transferim të mundshëm në skuadrën e Los Angeles Lakers.

Ylli i NBA-së aktualisht merr pagë vjetore rreth 27 milionë euro në vit te Cleveland Cavaliers. /Telegrafi/

james 3

james 4

james 5

james 6

james 7

james 8