Kur të diskutoni me mjekun për dhimbjet dhe procesin e lindjes, mos kini turp apo drojë të bëni pyetje
Për shembull, ndoshta doni të dini:
Po sikur gjatë dhimbjeve të lindjes të kem ndjesinë e të shkuarit në tualet?
Disa femra mund të urinojnë çdo dy orë, dhe me siguri, mjeku do t’ju inkurajojë që ta bëni edhe ju. Një fshikëz e mbushur mund të ngadalësojë zbritjen e foshnjës në legen. Megjithatë, gjatë kohës kur keni kontraktime, mund të jetë pak e vështirë të kuptohet nëse fshikëza është e mbushur, veçanërisht nëse keni përdorur epidurale.
Ka raste kur nuk dëshironi të lëvizni nga frika se mos përkeqësoni kontraktimet. Mjekët mund t’ju sjellin një oturak apo t’ju ndihmojnë ta zbrazni fshikëzën me kateter. Një sasi e vogël urine mund të dalë herë pas here edhe gjatë procesit të lindjes. Kjo është më se normale dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
A duhet të pastrohet zona pubike?
Me shumë gjasa, jo. Më parë praktikohej shpesh, kurse tani më rrallë, për të mos thënë që nuk bëhet fare. Pra, nuk është e nevojshme ta bëni.
Sa njerëz të huaj do të më shohin të zhveshur?
Gjatë lindjes, ekipi mjekësor që do të kujdeset për ju, do të kryejë kontrolle periodike të vagjinës për të parë ecurinë. Aty mund të jetë i pranishëm edhe një mjek pediatër për të ekzaminuar foshnjën menjëherë pas lindjes. Se kë tjetër dëshironi të keni në sallën e lindjes, është kryesisht në dorën tuaj, por personeli mjekësor që do të asistojë, shikon çdo ditë skena të tilla, kështu që janë mësuar me këtë përvojë sa komplekse, aq edhe të mrekullueshme.
Në disa maternitete, procesi i lindjes mund të mbikëqyret edhe nga studentët e mjekësisë, në rast se nëna është dakord. Mos harroni që ata janë gjithashtu profesionistë dhe plotësisht të aftë të japin ndihmën dhe mbështetjen e duhur. Ndaj konsiderojeni si një avantazh praninë e tyre.
Çfarë ndodh nëse gjatë lindjes bërtas?
Lindja është një akt fizik që kërkon mjaft angazhim dhe është normale të lëshoni pasthirrma apo rënkime që tregojnë lodhje. Rrallëherë ky proces ndodh në heshtje.
Duhet një përpjekje e madhe fizike dhe emocionale për të qenë të qeta dhe për të mos nxjerrë zë. Pra, përveçse është normale, duhet të dini edhe që personeli mjekësor që do të asistojë në lindje, nuk do të çuditet.
A dëmtohet foshnja gjatë lindjes?
Gjatë fazave më të vështira të lindjes, fëmija do të shtyhet për në korridorin kockor të legenit të nënës dhe më pas në kanalin e ngushtë vaginal. Megjithatë, nuk dëmtohet.
Gjatë dhimbjeve intensive, rrahjet e zemrës së fëmijës ulen. Kjo mund të merret edhe si një përgjigje ndaj stresit të rrugëtimit të tij, por gjithsesi pritet të ndodhë dhe nuk është asgjë serioze. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Maska më e mirë kundër zbokthit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre