LAJMI I FUNDIT:

Brenda paketimit të salcës së domateve, gjeti “fetusin me sy”! (Foto)

Brenda paketimit të salcës së domateve, gjeti “fetusin me sy”! (Foto)

Jade Smith nga Britania e Madhe, ka qenë duke e zbrazur një salcë domatesh, kur brenda e ka gjetur objektin të cilin e përshkruan si fetus.

Gruaja 29-vjeçare ka dyshuar se brenda mund të ketë diçka të pazakontë, meqë lëngu nisi të rrjedhje me ngjyrë më të errët, transmeton Telegrafi.


Pasi e ka hapur, ajo është tmerruar kur e ka gjetur këtë masë të pazakontë.

“I tërë trupi mu rrëqeth, nga kjo që e pështirë. Është një fetus, ka sy dhe këmbë”, ka thënë Smith lidhur me rastin.

Mirëpo, pronarët e kompanisë që e kanë shitur produktin, pretendojnë se është substancë e mykur, që është shkaktuar kur ajri ka depërtuar nga ndonjë pjesë e shqyer e paketimit. /Telegrafi/