LAJMI I FUNDIT:

Brenda pak ditësh Ukraina do të mbetet pa mbrojtjen ajrore amerikane – dhe Putini e di këtë

Brenda pak ditësh Ukraina do të mbetet pa mbrojtjen ajrore amerikane – dhe Putini e di këtë

Nga: Sam Kiley / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Patriot, mbrojnë zyrat e Volodymyr Zelenskyt. Ato mbrojnë disa prej pak aeroporteve funksionale të Ukrainës. Brenda disa ditësh, Rusia do të ketë epërsinë strategjike nëse Donald Trumpi nuk ndryshon mendjen për ndaljen e ndihmës ushtarake.

Ndërprerja e ndihmës ushtarake për Kievin, nga ana e Donald Trumpit, shënon fillimin e sulmit të Amerikës ndaj një aleati evropian. Ky vendim do të shkaktojë viktima. Gjithashtu, kjo lëvizje shënon nisjen e operacionit të Trump kundër presidentit Volodymyr Zelensky.


Pauza në ndihmën ushtarake amerikane do të ngrejë moralin e trupave ruse, të cilët po humbin ushtarë në shifra të mëdha për përfitime të vogla territoriale – dhe do të dërgojë një tjetër sinjal në Kremlin se Trumpi është në anën e Rusisë. Kjo do të pengojë planet e Ukrainës dhe do të dobësojë mbrojtjen e saj.

Por, në ditët në vijim, ky vendim gjithashtu do të shkaktojë vdekje në radhët e civilëve – përveç nëse, Trump ndryshon qëndrimin. Kjo është shpresa që Zelensky ushqen pas mesazhit të tij të përulur ndaj Trumpit, duke shprehur “keqardhje” për përplasjen e tyre të ashpër në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar.

Për më shumë se dy vjet, Rusia ka detyruar Ukrainën të shpenzojë mbrojtjen e saj ajrore përmes sulmeve të mëdha – disa herë në javë – me dronët Shahed, me raketat balistike me rreze të gjatë dhe me disa raketa hipersonike.

Mbrojtja ndaj këtyre sulmeve varion nga ushtarët në kamionçina të pajisur me mitralozë deri te sistemet amerikane Patriot.

Vetëm Patriot-ët mund të ndalojnë raketat ruse me rreze të gjatë veprimi – por, Ukraina nuk ka rezerva. Raketat lëshohen brenda disa ditësh nga mbërritja e tyre në Ukrainë. Vladimir Putini e di këtë.

Presidenti rus tani është pothuajse i sigurt që do të urdhërojë një valë të re intensive sulmesh ajrore ndaj Ukrainës, për të shpenzuar të gjitha raketat e disponueshme Patriot – dhe kur kjo të ndodhë, shumë, shumë ukrainas do të vdesin.

Ata do të vriten duke punuar në termocentrale, spitale, qendra tregtare, stacione treni dhe zyra qeveritare. Këto janë të gjitha vendet e goditura tashmë në këtë luftë.

Patriot-ët mbrojnë zyrat e Volodymyr Zelenskyt. Ato ruajnë disa prej aeroporteve ende funksionale të Ukrainës. Brenda pak ditësh, Rusia do të fitojë epërsinë strategjike.

Zelensky ka deklaruar se raketat amerikane do t’i mundësonin Ukrainës ta ndalte Rusinë pafundësisht. Tani, ndalimi i saj do të jetë më i vështirë se kurrë.

Mund të duhen muaj – ose vite – që Franca dhe Italia të rrisin prodhimin e sistemit të tyre të përbashkët kundër-raketor dhe të mbushin boshllëkun.

Kështu që, Rusia do të veprojë shpejt për të përfituar nga mundësia e re për të vrarë ukrainas, të cilën e ka krijuar pauza e Trumpit në furnizimet ushtarake. Kjo do të thotë se nuk do të mbërrijnë as raketat që tashmë janë nisur drejt Ukrainës.

Së fundmi, Zelensky kërkoi që ShBA-ja të japë licencën për prodhimin e raketave Patriot në Ukrainë dhe përmendi si shembull një telefonatë që kishte marrë një natë nga një oficer i mbrojtjes ajrore gjatë një sulmi.

“Në orën 3, 4 dhe 5 të mëngjesit, komandanti më telefonoi dhe më tha: ‘Jemi pranë këtij qyteti dhe nuk kemi më raketa për sistemet Patriot – i kemi harxhuar të gjitha … Janë tetë raketa [ruse] duke ardhur, por nuk kemi asgjë për t’i goditur”.

Trumpi dëshiron që Zelensky të kthehet në Uashington dhe të pranojë një marrëveshje për mineralet, e cila mund të vendosë Ukrainën në varësi ekonomike nga Amerika për një kohë të pacaktuar, si dhe të tregojë se është i gatshëm të negociojë për paqen me Rusinë.

Forcat e Kremlinit nuk po fitojnë në Ukrainë. Ekonomia e Rusisë është e brishtë, humbjet e saj në fushëbetejë janë masive – dhe ndërkombëtarisht ajo është shumë e izoluar.

Pezullimi i ndihmës ushtarake për të luftuar forcat e Putinit i jep presidentit rus një hapësirë frymëmarrjeje dhe një mundësi për ofensivë. Ai ka marrë atë që donte – dhe ndoshta do të kërkojë edhe më shumë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori