LAJMI I FUNDIT:

Brenda një viti dy sekretarë të Qeverisë së Maqedonisë shkojnë prapa grilave

Brenda një viti dy sekretarë të Qeverisë së Maqedonisë shkojnë prapa grilave

Rastësisht apo jo, Muhamed Zekiri është sekretari i dytë i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i cili përfundoi prapa grilave. Paraprakisht, fatin e njëjtë e pati edhe Dragi Rashkovski, pozitën e të cilit në Qeveri e trashëgoi pikërisht Zekiri. Vetëm një vit më parë, kështu fliste Zekiri për paraardhësin e tij, Rashkovski:

“Atë që duhet ta dimë është se çdo funksionar do ta mbajë përgjegjësi për atë që po bën. Sigurisht, ne nuk jemi këtu për të amnistuar dikë, nëse e ka shkelur ligjin. Kushdo që ta shkelë ligjin, duhet të përgjigjet. Këtë e kam thënë shumë herë, për këtë kam luftuar dhe do të luftoj. E kam thënë bile edhe po të ishte vëllai im, në qoftë se e ka shkelur ligjin, duhet të mbajë përgjegjësi”, kishte deklaruar Muhamed Zekiri.


E sipas aktakuzës, Zekiri e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare. Dyshohet se në periudhën nga prilli i viti 2021 deri në janar të vitit 2022, duke e shfrytëzuar pozitën e tij dhe pa zbatuar procedurë për furnizim publik, ka lidhur marrëveshje për shërbime konsulente me një person juridik, kurse është ndihmuar nga dy shtetas kroatë.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për një studim fizibiliti për privatizim të “Postës së Maqedonisë”. Pas hetimit të kryer, kroatët janë në Kroaci, kurse Zekiri në “Shutkë”.

Ai dje vet u paraqit në Gjykatë bashkë me avokatin e tij. Dëgjimi i sekretarit gjeneral të Qeverisë zgjati disa orë. Por, një orë para mesnatës, nga Gjykata doli prokurorja publike. Ajo tha se ka kërkuar paraburgim për Zekirin, pasi dyshojnë se mund të arratiset. Dëshmi formale për këtë, ende nuk kishin.

Disa minuta para mesnatës, me dy vetura policore, Muhamed Zekiri u transportua në “Shutkë”. Gjykata e pranoi kërkesën e Prokurorisë, e cila dyshonte se ai mund të arratiset, prandaj i shqiptoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori